Kronika
Flet Pal Selçuni: Toka ime nuk përfshihet në sipërfaqen ku do ndërtonte resortin biznesmeni libanez Faadi Mitri
71 vjecari Pal Selçuni hedh poshtë të gjitha akuzat e bëra kundrejt tij për largimin e biznesmenit libanez nga Shqipëria. Selçuni thotë se toka ku do të ndërtonte resortin biznesmeni Fadi Mitri është ngjitur me pronën që ka trashëguar nga të afërmit e tij.
I njohur mediatikisht si “kositës i barit, Pal Selçuni, përjashton veten dhe pjestarët e tjerë të fisit, si shkaktarë të largimit të biznesmenit libanez nga vendi ynë.
71 vjeçari, banor i fshatit Draç Ishëm, emri i të cilit u vu në qendër të vëmendjes pas dhunimit të biznesmenit Fadi Mitri sqaron se sipërfaqja ku do të ndërtohej resorti është ngjitur me pronën e tij tek Gjiri i Lalzit, të cilën e ka të trashëguar nga të parët.
71 vjeçari tregon se për të përfituar e pronën e të parëve ka bërë disa seanca gjyqësore, ndërsa ende nuk e disponon tapinë, pasi eshte e bllokuar në hipotekën e Durrësit.
Pal Selçuni këmbengul që nuk është bërë shkaktar për largimin e biznesmenit, ndërsa tregon se konfliktet për sipërfaqen ku do të ngrihej resorti mes investitorit dhe personave të tjerë nuk kanë munguar.
Ne fund 71 vjeçari ka edhe nje ka dhe një apel për kryeministrin Rama.
“Përpara se të flasë duhet të informohet se kush është pronari, apo ndodhej prona e tij”