☁️
Tiranë 21°C · Vranët 14 Shtator 2026
S&P 500 7,636 ▼0.27%
DOW 52,452 ▼0.23%
NASDAQ 26,293 ▼0.15%
NAFTA 101.18 ▲1.13%
ARI 4,350 ▼1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $79,063 ▲ +2.19% ETH $2,538 ▲ +1.17% XRP $1.4598 ▲ +7.56% SOL $103.5700 ▲ +2.34%
S&P 500 7,636 ▼0.27 % DOW 52,452 ▼0.23 % NASDAQ 26,293 ▼0.15 % NAFTA 101.18 ▲1.13 % ARI 4,350 ▼1.34 % S&P 500 7,636 ▼0.27 % DOW 52,452 ▼0.23 % NASDAQ 26,293 ▼0.15 % NAFTA 101.18 ▲1.13 % ARI 4,350 ▼1.34 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8576 EUR/CHF 0.9468 EUR/ALL 91.9337 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3124 EUR/TRY 56.3673 EUR/JPY 178.16 EUR/CAD 1.6078
14 Sht 2026
Breaking
Politika

PD: “Bbletët” u ndërruan, po Doganat e Tatimet mbetën “koshere” korrupsioni

Briseida Shehaj në krye të vitit të saj të parë si drejtoreshë tatimesh pati marrë çmimin e bletës punëtore. Sot duke luajtur me këtë simbolikë, pas ndryshimit të drejtoreshave të tatimeve dhe doganave, opozita tha se bletët u ndërruan, por doganat e tatimet mbeten koshere korrupsioni.
Deklaratë e Këshilltarit të PD për Ekonominë, Dorjan Teliti
Edi Rama vendosi të ndërrojë bletët e tij punëtore në Tatime e Dogana, po këto institucione në këto tre vite mbeten dhe do vijojnë të jenë koshere të evazionit, korrupsionit dhe militantizmit partiak, të punësimit me listë sipas influencës së deputetëve dhe ministrave.
Pavarësisht nëse quhen Briseida, Elisa, apo Vasilika, tatimet e doganat janë në dispozicion të klaneve të pushtetit dhe zgjedhjeve që po vijnë.
Vetëm për Gushtin rreth 35 milionë dollarë i munguan arkës së shtetit, duke qënë gropa më e madhe e bërë në një muaj të vetem në vitet e fundit.
35 milionë dollarë të vjedhura, që nuk shkojnë për rrugë, shkolla, ndihmë ekonomike, por përfundojnë në xhepat e qeveritarëve dhe klientëve të tyre.
Taksat në dogana dhe tatime po kthehen në një pazar ku negociohen rryshfetet për të dërguarit e Ramës, dhe nuk shihen si detyrim ligjor.
Megjithë shkallën e lartë të evazionit, Rama nuk ndërron model, dhe në vend se bletët e tij të mbajnë përgjegjësi, i gradon më tej ato duke i bërë zëvendësministre.
Ndërkohë, vjedhjen në dogana e tatime e mban sërish nën kontroll, në duar të sigurta duke ua besuar këshilltareve të tij.
Ndryshimet e Ramës janë thjesht një makiazh, po vjedhja dhe hajdutëria në tatime e dogana nuk ndryshon.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.