☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,006 ▲ +0.67% ETH $2,269 ▲ +0.85% XRP $1.2524 ▲ +0.38% SOL $95.1200 ▼ -0.64%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Flet shefja e ODIHR: S’kemi njohur zgjedhjet në vitin 1996, s’jap sugjerime për shtyrjen e datës

Shefja e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR-it, Adry Glover gjatë prezantimit të ekspertëve që do të mbikëqyrin procesin elektoral të 30 qershorit, ka deklaruar se nuk i ka rastisur asnjëherë në karrierën e saj që të vëzhgojë një proces elektoral si në Shqipëri, ku nuk ka marrë pjesë opozita.

Glover është pyetur nga gazetarët nëse rasti i Shqipërisë është unik dhe nëse e ka hasur atë më parë.

“Nuk kam marrë kurrë pjesë në vëzhgim të  zgjedhjeve ku opozita nuk ka marrë pjesë në zgjedhje…”, ka thënë ajo.

Ajo u ndal edhe tek parregullsitë e zgjedhjeve në Shqipëri në vitin e largët të 1996, ndërsa shtoi se tani nuk është koha për të bërë krahasime, por të përqendrohet vëmendja në këto zgjedhje.

“Si në çdo zgjedhje vëzhguesit tonë do të shohin shitblerjen e votave apo dhe intimidimin e votuesve, ne do të jemi aty dhe  do t’i mbajmë sytë hapur. Në të njëjtën kohë zhvillohen edhe disa zgjedhje të tjera nëpër botë, por nëse do të ishin më shumë numri i tyre do të ishte më mirë. Ne nuk i kemi njohur një palë zgjedhje dhe ato kanë qenë të 1996. Viti 1996 është shumë kohë përpara dhe çdo proces zgjedhjesh është i ndryshëm dhe është e vështirë të krahasosh dy palë zgjedhjesh, por të përqendrohemi në këto zgjedhje dhe të mos shqetësohemi për zgjedhjet e mëparshme”, shtoi ajo.

Shefja e Misionit të ODIHR e pyetur nëse do t’i certifikojë këto zgjedhje dhe si do të quhet ky proces elektorale, Glover ka thënë se: “Unë do raportoj se çfarë kemi parë në këto zgjedhje siç kemi bërë gjithnjë, ne reflektojmë në çdo gjë që shohim dhe më pas nxjerrim raportin”.

Shefja e ODIHR është pyetur disa herë për mospjesëmarrjen e opozitës, por ajo ka thënë se kjo është një çështje që nuk i takon këtij misioni, ndaj ajo ka thënë se nuk do të ndërhyjnë.

“Në fakt nuk është puna jonë të ndërhyjmë duke bërë sugjerime, ne jemi këtu për të vëzhguar zgjedhjet në mënyrë të paanshme, nuk na takon ne të ndërhyjmë apo të prononcohemi për këtë”, ka thënë ajo.

Ndërkohë që Adry Glover nuk ka komentuar vendimin e djeshëm të KQZ-së për të mos regjistruar anëtarët e PD dhe LSI në Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.

“Tani nuk mund të themi asgjë, siç thash ne do të vëzhgojmë dhe do të raportojmë çfarë shohim”, ka thënë ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.