Politika

Fletëthirrja nga Prokuroria për Berishën mbërrin në Kuvend: Të hënën ora 9 paraqituni të dëshmoni!

Fletë thirrja e Prokurorisë për deputetin Sali Berisha ka mbërritur dje në Kuvend.

berishaBalkanWeb mëson se fletëthirrja nominale për deputetin Sali Berisha ka mbërritur rreth orës 15:30 të ditës së premte në Kuvend. Prokuroria i bën thirrje që deputeti i PD­-së të japë shpejgime me deklarimet se ka qenë në dijeni të “atentatit ndaj Doshit” që 3 muaj më parë është nisur dje në Kuvend.

Burime nga Kuvendi e Prokuroria konfimojnë gjithashtu se fletë thirrja i është dorëzuar zyrtarisht Berishës dhe me email.

Sipas fletë thirrjes Berisha duhet të paraqitet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në orën 9.00 paradite ditën e hënë.

Fletë thirrja ka edhe paragrafin zyrtar të shoqërimit në rast mosparaqitje.

Ndërkaq Sali Berisha deklaroi dje se nuk e kanë thirrur.

Në gjithë karrierën e tij politike, ish-­Presidenti dhe ish-Kryeministri i vendit nuk është paraqitur kurrë në Prokurori.

Prokuroria ka përcaktuar dje edhe momentin e paraqitjes së deputetit demokrat, Mhill Fufi, për dhënien e deklarimeve para grupit të hetimit. Fufi ka konfirmuar dje se ka marrë ftesën e Prokurorisë dhe është përgjigjur pozitivisht ndaj kërkesës. Burimet nga Prokuroria thanë se për deputetin Fufi është vendosur që marrja në pyetje të bëhet rreth orës 11:00 të së hënës më 9 mars.

Ndërkaq një ditë më parë, në prokurori u paraqitën kryeparlamentari Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri si dhe deputeti Mark Frroku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button