Florence pranë 15-vjeçares me kancer
Vokalistja e grupit të famshëm britanik Florence and Machine, bëri një ditë tejet të lumtur për njërën nga fanset e saj më të mëdha.
Florence Welsh performoi për Karinya Chen pranë shtratit në spitalin e Teksasit ku 15-vjeçarja prej muajsh është e shtruar pasi vuan nga kanceri.
E shoqëruar në kitare nga Rob Ackroyd, Florence këndoi për fansen e saj disa nga hitet si “Shake it out” dhe “Dogs days are over”.
Karinya Chen kishte prerë biletën për të ndjekur nga afër koncertin e idhullit të saj në Austin, por fatkeqësisht mjekët i thanë se ishte tepër e sëmurë për të shkuar atje. Ishte vetë stafi i spitalit që organizoi këtë surprizë të veçantë për vajzën.
“Përjetuam emocione të bukura, muzikë të mirë dhe lot pikëllimi e gëzimi, shpresë dhe dashurie bashkë, ku një gjest kaq i thjeshtë dhe i vogël i bëri gjërat të duken më mirë”, tha infermierja e Chen.