☁️
Tiranë 28°C · Vranët 08 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 94.97 ▲4.89%
ARI 4,310 ▼1.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $63,254 ▲ +0.66% ETH $1,662 ▲ +1.2% XRP $1.1428 ▼ -1.81% SOL $65.7700 ▼ -0.35%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 94.97 ▲4.89 % ARI 4,310 ▼1.26 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 94.97 ▲4.89 % ARI 4,310 ▼1.26 %
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
08 Jun 2026
Breaking
Sporti

Florentino Perez konfirmohet në krye të Real Madrid, Bajerni i mbyll derën për Olise

Presidenti fiton mandatin e 8-të deri në 2030-ën. Ka premtuar një blerje të madhe, pas atyre tëDumfries dhe Konate.

Nuk ka surpriza. Florentino Perez, 79 vjeç, ka marrë 62% të votave dhe është rizgjedhur president i Real Madrid. Ai ka siguruar mandatin e 8-të dhe do ta mbajë këtë detyrë deri në vitin 2030.

Rezultati i zgjedhjeve në klubin më të titulluar të Spanjës ishte pozitiv edhe për kandidatin humbës, Enrique Riquelme. Deri më 12 maj ishte thuajse i panjohur mes ortakëve dhe në pak ditë u vlerësua me gati 40% të votave. Riquelme premtoi goditje të bujshme në merkato në rast se fitonte, si Haaland dhe Rodri, por drejtimi i klubit mbetet në duart e Perez.

Zgjedhjet e fundit treguan se Perez nuk është më ai i dikurshimi dhe jo vetëm për 79 vitet e moshës. Florentino ka zgjedhur trajner Jose Mourinho, duke paguar 15 milionë eurot e klauzolës te Benfica për një trajner që në gusht ishte shkarkuar nga Fenerbahçe.

Perez ka siguruar gjithashtu mbrojtësit Ibrahima Konate, që vjen pas mbylljes së kontratës me Liverpool, si dhe Denzel Dumfries. Për holandezin Reali do të paguajë 20 milionë euro për prishjen e kontratës me Inter. Janë emra pak galaktikë dhe për këtë arsye Perez ka premtuar një blerje të madhe.

Një blerje prej 150 milionë eurosh. Është përmendur emri i Olise, edhe pse Perez ka thënë se nuk bëhet fjalë për francezin e Bajernit. Bavarezët ndërkohë ia kanë mbyllur derën Realit, duke mbajtur qëndrim të prerë: nuk jemi klub që shesim. Mund të jetë Joao Neves? Të shohim. E sigurt është se zgjedhjet e fundit i treguan Florentino Perezit se madridizmi e do më pak nga sa ai mendonte.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.