Përshkallëzohet dhuna në protestën e Tiranës/ Ministria e Shëndetësisë jep detajet: 15 të lënduar në spital, mes tyre
Ministria e Shëndetësisë thotë se deri në orën 17:00 në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) po marrin kujdes mjekësor protestues, efektivë policie dhe një kalimtar, ndërsa një efektiv tjetër po ekzaminohet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).
Konkretisht te Trauma janë paraqitur 9 protestues, njëri prej të cilëve është shtruar në spital, ndërsa 3 të tjerë kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar.
Po në këtë spital janë paraqitur edhe 4 efektivë policie, nga të cilët 2 kanë marrë mjekim dhe janë larguar. Gjithashtu, në QSUT është paraqitur edhe një kalimtar.
Ndërkohë, në QSUT po ekzaminohet një efektiv policie. Sipas informacionit të raportuar, gjendja shëndetësore e të lënduarve paraqitet stabël. Protesta vazhdon të jetë e dhunshme, ndërsa ka hyrë në ditën e pestë të saj.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.