🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▲0.39%
DOW 52,471 ▲0.97%
NASDAQ 26,478 ▲0.18%
NAFTA 97.54 ▼1.01%
ARI 4,147 ▼0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $82,598 ▲ +0.68% ETH $2,441 ▲ +1.6% XRP $1.3235 ▲ +1.55% SOL $105.9300 ▲ +1.22%
S&P 500 7,720 ▲0.39 % DOW 52,471 ▲0.97 % NASDAQ 26,478 ▲0.18 % NAFTA 97.54 ▼1.01 % ARI 4,147 ▼0.32 % S&P 500 7,720 ▲0.39 % DOW 52,471 ▲0.97 % NASDAQ 26,478 ▲0.18 % NAFTA 97.54 ▼1.01 % ARI 4,147 ▼0.32 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Kosova

Florie Bajoku i bën thirrje Qeverisë: Të ndalohen rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Florie Bajoku, presidente e organizatës MuteFoundation, e cila merret njëhkohësisht edhe me edukimin estetik të fëmijëve përmes teatrit, i ka drejtuar një letër të hapur kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe institucioneve të Kosovës, duke kërkuar masa urgjente për ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 16-vjeçare.

Në reagimin e saj publik, Bajoku u bëri thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, si dhe Kuvendit të Kosovës, sapo të konstituohet, që të ndërmarrin hapa konkretë për mbrojtjen e fëmijëve nga rreziqet që, sipas saj, lidhen me përdorimin e hershëm të platformave sociale.

Ajo theksoi se së fundmi Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë që kërkon vendosjen e moshës minimale 16-vjeçare për qasje në rrjetet sociale, platformat për ndarjen e videove dhe teknologjitë e inteligjencës artificiale.

Sipas Bajokut, vende të ndryshme tashmë kanë nisur të ndërmarrin masa në këtë drejtim. Ajo përmendi Australinë, e cila ka miratuar ligj që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për personat nën 16 vjeç, si dhe Mbretërinë e Bashkuar, ku kryeministri Keir Starmer ka paralajmëruar kufizime të ngjashme për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë e të rinjve.

“Franca, Gjermania, Spanja dhe Kanadaja po ashtu po ecin me hapa të shpejtë drejt këtyre kufizimeve të domosdoshme”, thuhet në letrën e saj.

Bajoku ngriti shqetësime edhe për ndikimin që përdorimi i pakontrolluar i rrjeteve sociale mund të ketë në shëndetin mendor dhe emocional të fëmijëve.

Ajo vlerësoi se ekspozimi i hershëm ndaj algoritmeve dhe varësisë digjitale po lidhet me rritjen e rasteve të ankthit, depresionit, bullizmit kibernetik dhe presioneve psikologjike tek adoleshentët.

Në letrën e hapur, presidentja e MuteFoundation paralajmëroi gjithashtu për rreziqet që vijnë nga sfidat e rrezikshme që qarkullojnë në rrjetet sociale, duke përmendur se raste të tilla kanë shkaktuar pasoja tragjike në vende të ndryshme të botës.

Ajo shprehu shqetësim edhe për rritjen e rasteve të raportuara tek organet e rendit që lidhen me shkeljen e privatësisë dhe keqpërdorimin e të dhënave personale në mjedisin online.

“Kosova nuk mund të qëndrojë spektatore ndërsa fëmijët tanë bien viktimë e dhunës online dhe abuzimeve të të dhënave”, theksoi Bajoku. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.