Ekonomia

Fluks udhëtarësh në Rinas – Në 2 ditë hyjnë 13 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj

Policia Kufitare vijon punën për të përballuar fluksin e hyrje – daljeve të shtetasve që qarkullojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit.

Në një njoftim të komisariatit të Policisë Kufitare Rinas bëhet e ditur se puna është përqënduar edhe në parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

 Vëmendje e veçantë është kushtuar edhe në drejtim të evidentimit dhe bllokimit të ayre shtetasve që kanë për qëllim kërkimin e azilit në Francë e në vende të tjera të BE-së.

Gjatë muajit gusht kanë hyrë në Shqipëri 27345 shtetas shqiptarë si edhe 35918 shtetas të huaj dhe kanë dalë 20332 shtetas shqiptarë si dhe 26886 shtetas të huaj.

Gjatë dy ditëve të fundit ka një rritje të madhe të fluksit të hyrjes për në vendin tonë, ku numri arrin deri në 13 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Aktualisht në Rinas po punohet me 9 sportele në hyrje dhe 8 në dalje.

Gjatë këtyre ditëve nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, janë arrestuar 5 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave”. Po ashtu janë kapur 6 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, për llogari të Drejtorive Vendore të Policisë në Qarqe.

Në drejtim të evidentimit dhe bllokimit të shtetasve që kanë për qëllim kalimin e kufirit për të kërkuar azil në një nga vendet e BE-së, gjatë kësaj periudhe u është refuzuar dalja nga Republika e Shqipërisë: 39 shtetasve bazuar në masat shtesë të përcaktuara në urdhërin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, urdhër i dalë në fillim të muajit gusht.

Policia Kufitare e Rinasit është e angazhuar maksimalisht për t’u ofruar një shërbim sa më cilësor të gjithë shtetasve që hyjnë dhe dalin nëpërmjet aeroportit, si dhe e vendosur për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar paligjshmërinë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button