☁️
Tiranë 19°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,619 ▼1.32%
DOW 52,106 ▼0.45%
NASDAQ 25,620 ▼2.16%
NAFTA 104.18 ▲2.14%
ARI 3,921 ▼2.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,472 ▼ -4.7% ETH $2,245 ▼ -4.35% XRP $1.2485 ▼ -4.24% SOL $94.9900 ▼ -6.74%
S&P 500 7,619 ▼1.32 % DOW 52,106 ▼0.45 % NASDAQ 25,620 ▼2.16 % NAFTA 104.18 ▲2.14 % ARI 3,921 ▼2.74 % S&P 500 7,619 ▼1.32 % DOW 52,106 ▼0.45 % NASDAQ 25,620 ▼2.16 % NAFTA 104.18 ▲2.14 % ARI 3,921 ▼2.74 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

FMN: Kujdes me koncensionet!

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) deklaroi se rritja ekonomike e Shqipërisë është forcuar, por la të kuptohet se jo të gjithë kanë përfituar nga zgjerimi i ekonomisë.
Jan Kees Martijn, shefi i misionit të FMN-së në Tiranë, u shpreh: “Rritja ekonomike e Shqipërisë ka vijuar prirjen rritëse, teksa vendi ka përfituar nga zbatimi i reformave dhe situata e mirë ekonomike në partnerët e saj tregtar në Europë. Në të njëtën kohë, mbetet ende shumë për të bërë që rritja ekonomike të jetë më e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, me qëllim që të dobësojë shtysat për emigracion”.

FMN parashikon se këtë vit ekonomia shqiptare do të rritet me 4%, ndërkohë që në 2019 rritja pritet të ulet në 3.7%. Por, shefi i misionit të FMN-së në Tiranë paralajmëroi se rreziqet për ekonominë janë shtuar: “Shqipëria është e ekspozuar fort ndaj risqeve në rritje në Europë, përfshirë partnerët tregtarë. Një ngadalësim në këto vende do të kishte ndikim edhe në Shqipëri, përmes rënies së investimeve të huaja, eksporteve dhe dërgesave”.

FMN i kërkoi qeverisë një ulje më të shpejtë të borxhit publik dhe të anulojë privilegjet fiskale që ka dhënë për grupe të caktuara. Në të njëjtën kohë, përsëriti kërkesën për ndalimin e koncesioneve me oferta të pakërkuara: “Rritja e shpejtë e PPP-ve ka rritur risqet fiskale. Mirëpresim fuqizimin e rolit të Ministrisë së Financave si filtër për të mbajtur nën kontroll kostot fiskale, por në të njëjtën kohë rekomandojmë një proces me oferta konkurruese, duke mos pranuar më oferta të pakërkuara”.

Në fund, shefi i misionit të FMN-së i kërkoi Bankës së Shqipërisë që të forcojë mbikqyrjen e sistemit bankar, veçanërisht pas ndryshimeve të fundit strukturore që kanë sjellë shitblerjet e bankave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.