☁️
Tiranë 18°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,597 ▼1.6%
DOW 51,959 ▼0.73%
NASDAQ 25,512 ▼2.57%
NAFTA 103.34 ▲1.31%
ARI 3,916 ▼2.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,478 ▼ -5.36% ETH $2,229 ▼ -6.02% XRP $1.2470 ▼ -4.82% SOL $94.4500 ▼ -7.96%
S&P 500 7,597 ▼1.6 % DOW 51,959 ▼0.73 % NASDAQ 25,512 ▼2.57 % NAFTA 103.34 ▲1.31 % ARI 3,916 ▼2.87 % S&P 500 7,597 ▼1.6 % DOW 51,959 ▼0.73 % NASDAQ 25,512 ▼2.57 % NAFTA 103.34 ▲1.31 % ARI 3,916 ▼2.87 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Arte

Akademia e Shkencave, homazhe në nderim të akademikut Luan Omari

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u organizua sot ceremonia solemne për t’i dhënë lamtumirën akademik Luan Omarit, i cili u nda nga jeta dje në moshën 101-vjeçare.

Ceremonia solemne u zhvillua në praninë e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, zëvendëskryetarit të ASHSH-së Vasil Tole, sekretares shkencore Anila Hoda, anëtarëve të Kryesisë së Akademisë së Shkencave, familjarëve, miqve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të akademikut Luan Omari.

Sekretarja shkencore e ASHSH-së, Anila Hoda mbajti fjalën hapëse të ceremonisë, duke i ftuar fillimisht të pranishmit të mbanin një minutë heshtje në nderim të kujtimit të akademikut të shquar.

Në fjalën e saj, ajo e vlerësoi akademik Luan Omarin si një nga themeluesit e Akademisë së Shkencave në vitin 1972, personalitet të shquar të mendimit juridik shqiptar dhe profesor që ia kushtoi jetën arsimit, shkencës dhe institucioneve të vendit.

Ajo theksoi se, me ndarjen e tij nga jeta, Akademia humbte të fundit themelues të saj të vitit 1972. Hoda vuri në dukje kontributin e tij të çmuar si sekretar shkencor dhe zëvendëskryetar i Akademisë, si edhe autoritetin, urtësinë dhe kulturën e rrallë njerëzore e profesionale që e karakterizonte.

Gjithashtu Hoda nënvizoi se trashëgimia e akademikut Omari nuk kufizohej vetëm në veprën e tij shkencore dhe juridike, por jeton edhe sot në brezat e studentëve, studiuesve dhe kolegëve që ai formoi e frymëzoi.

Ajo kujtoi gjithashtu lidhjen e tij të veçantë me historinë dhe fillesat e Akademisë së Shkencave, si dhe vlerësimin e shprehur ndaj tij në veprimtarinë e organizuar me rastin e 100-vjetorit të lindjes.

Në emër të Akademisë së Shkencave, akad. Hoda përcolli ngushëllimet më të thella për familjen e të ndjerit, duke shprehur bindjen se kujtimi, vepra dhe kontributi i Luan Omarit do të mbeten pjesë e çmuar e historisë së shkencës dhe të mendimit juridik shqiptar.

Në vijim të ceremonisë, rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Artan Hoxha, përcolli vlerësime të veçanta për personalitetin e akad. Luan Omari dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në arsimin e lartë dhe zhvillimin e mendimit juridik shqiptar.

Rektori Hoxha e cilësoi atë si një nga personalitetet më të rëndësishme të konstitucionalizmit shqiptar, themelues të shkollës shqiptare të së drejtës dhe formues të brezave të tërë juristësh.

Më tej ai e vlerësoi Omarin si një shtyllë të dijes shqiptare, i cili, me urtësi, vizion dhe përkushtim, drejtoi për afro tri dekada Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në arsimin e lartë shqiptar dhe në formimin e brezave të tërë juristësh.

Rektori i Universitetit të Tiranës përcolli ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të gjithë të pranishmit, duke nënvizuar se trashëgimia e akad. Luan Omarit do të vijojë të jetojë përmes veprës së tij, institucioneve ku kontribuoi, brezave që formoi dhe kujtimit të një personaliteti që bashkoi dijen me qytetarinë dhe vlerat më të larta njerëzore.

Kryetarja e Komisionit të Përhershëm të Shkencave Sociale dhe Juridike pranë ASHSH-së, Aurela Anastasi, e vlerësoi akad. Luan Omarin si një nga personalitetet më të rëndësishme të shkencës juridike shqiptare, të cilës ia kushtoi gjithë jetën me përkushtim e pasion. Duke e kujtuar fillimisht si profesorin e saj në Fakultetin e Drejtësisë, ajo vlerësoi kulturën, urtësinë, korrektësinë dhe përpikërinë që e karakterizonin në auditor, si dhe aftësinë për të përcjellë mendimin juridik përmes analizave të thelluara dhe objektivitetit shkencor.

Anastasi çmoi gjithashtu veprat e botuara pas viteve ’90 si një trashëgimi të rëndësishme për studentët dhe pedagogët, ndërkohë që studimet e tij krahasuese mbi format e qeverisjes, shtetin e së drejtës, ndarjen dhe balancën e pushteteve, si dhe sovranitetin shtetëror, kanë hedhur themele të rëndësishme për zhvillimin e së drejtës publike dhe kushtetuese në Shqipëri.

Prof. dr. Ksenofon Krisafi e vlerësoi veprën e Omarit si një pasuri të çmuar të dijes juridike shqiptare dhe personalitetin e tij si pjesë të asaj plejade të ndritur intelektualësh që hodhën themelet e kërkimit shkencor dhe të arsimit të lartë juridik në Shqipëri.

Ai vuri në dukje rigorozitetin shkencor, stilin e zhdërvjellët, qartësinë e trajtimit dhe vlerën e madhe teorike e praktike të analizave të tij.

Gjithashtu, Krisafi vlerësoi rolin e jashtëzakonshëm të akad. Omarit në debatet publike mbi çështjet kushtetuese dhe administrative, duke nënvizuar kontributin e tij në promovimin e vlerave demokratike dhe të të drejtave të njeriut.

Cremonia solmne u mbyll nga akademiku Kosta Barjaba, i cili e vlerësoi Luan Omarin për kontributet e mëdha në shkencën dhe institucionet shqiptare.

Si ish-student i tij dhe më pas koleg në botën akademike, ai u shpreh se akad. Omari ishte ndër pedagogët më elokuentë që kishte njohur ndonjëherë.

Barjaba theksoi se akademiku ka lënë pas një trashëgimi të pasur veprash, institucionesh dhe kontributesh të vyera, që vazhdojnë të jetojnë përmes studentëve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Sipas Barjabës, kjo përbën edhe vlerën më të madhe të kontributit të tij në Akademinë e Shkencave dhe në Universitetin e Tiranës.

Në emër të familjes, vajza e të ndjerit, prof. dr. Anila Omari, shprehu mirënjohjen ndaj Akademisë së Shkencave dhe të gjithë atyre që ndanë me familjen dhimbjen e kësaj humbjeje dhe nderuan kujtimin e veprën e akademikut Luan Omari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.