Bota

FMN paralajmëron Britaninë: Brexit pa marrëveshje, zgjidhja më katastrofike

FMN-ja parashikon që ekonomia britanike të rritet me 1.5 për qind në vitin aktual dhe atë pasardhës, nëse nënshkruhet një marrëveshje e gjerë mbi “Brexit”-in. Parashikimet u bënë në vlerësimin më të fundit vjetor të FMN-së, mbi ekonominë ishullore.

“Projeksionet tona presupozojnë të mirëqenë, një marrëveshje të qëndrueshme në kohë me BE-në mbi çështjen e tregtisë së lirë dhe një proces të rregullt Brexit-i pas saj. Gjithsesi, çdo marrëveshje nuk do të jetë po aq e mirë sa procesi i qetë, nën të cilin mallrat, shërbimet, njerëzit dhe kapitali financiar lëvizin mes BE-së dhe Britanisë së Madhe si tani, pa bllokime e pengesa”, deklaroi Christine Lagarde, shefe e FMN-së, gjatë një konference për shtyp në zyrat e Thesarit, në Londër.

Kancelari Philip Hammond tha se qeveria duhet t’i dëgjojë “paralajmërimet e qarta” të FMN-së.

“FMN-ja ishte më se e qartë sot, kur tha se një Brexit pa marrëveshje do të jetë ekstremisht i kushtueshëm për Britaninë e Madhe, sikurse edhe për BE-në, e pavarësisht veprimeve tona mbi këtë pasiguri, nëse largohemi pa marrëveshje do të vendosnim në rrezik progresin substancial të popullit britanik që është bërë përgjatë 10 viteve të fundit në rimëkëmbjen e ekonomisë sonë”, tha më tej Hammond.

Paralajmërimi i FMN-së vjen në kohën kur Theresa May është shprehur për BBC-në se, deputetët britanikë duhet të zgjedhin mes marrëveshjes së propozuar prej saj me BE-në, ose opsionit pa marrëveshje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button