🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.93 ▼0.82%
ARI 4,023 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,934 ▼ -0.7% ETH $2,317 ▼ -0.86% XRP $1.3038 ▲ +0.55% SOL $100.2400 ▼ -1.64%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.93 ▼0.82 % ARI 4,023 ▼0.38 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.93 ▼0.82 % ARI 4,023 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Armëpushim i përkohshëm ruso-ukrainas për dërgimin e ndihmave humanitare në Oleshky

KIEV, 27 tetor /ATSH-DPA/ – Forcat ruse dhe ukrainase kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm në qytetin e vijës së frontit, Oleshky, në rajonin e Khersonit të Ukrainës, i cili kontrollohet nga Rusia.

Marrëveshja synon të mundësojë zhvillimin e një operacioni humanitar për të ndihmuar banorët e mbetur në zonë.

Rusia konfirmoi gjatë natës se armëpushimi kishte hyrë në fuqi në orën 03:00 me orën lokale dhe do të vazhdonte gjatë gjithë operacionit humanitar.

Sipas marrëveshjes, banorëve në nevojë do t’u dërgohen ushqime dhe ilaçe, ndërsa po përgatiten masat që ata të mund të lëvizin sërish lirisht brenda qytetit. Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në Kiev konfirmoi gjithashtu marrëveshjen.

Oleshky është i mbushur me mina, duke i detyruar forcat ukrainase të përdorin herë pas here dronë për të dërguar ndihma. Shumë prej këtyre mjeteve ajrore pa pilot janë rrëzuar nga trupat ruse. Në kuadër të marrëveshjes së re, pritet të nisë çminimi i zonës për krijimin e një korridori të sigurt humanitar.

Megjithatë, mbetet e paqartë nëse rreth 2 000 personave që jetojnë ende në qytet do t’u lejohet të largohen nga zona.

Sipas autoriteteve amerikane, armëpushimi humanitar u iniciua nga Shtëpia e Bardhë. Administrata e presidentit amerikan Donald Trump deklaroi se edhe zonja e parë, Melania Trump, kishte ndihmuar në ndërmjetësimin e marrëveshjes lokale mes Moskës dhe Kievit.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës theksoi se armëpushimi ishte i kufizuar vetëm në operacionin humanitar dhe nuk përbënte një marrëveshje më të gjerë për ndërprerjen e luftimeve.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të veçantë me informacionet që marrin dhe shpërndajnë gjatë kësaj periudhe.

“Mos u besoni njoftimeve të pakonfirmuara dhe mos përhapni thashetheme për rrugët, oraret dhe vendndodhjet ku lëvizin njerëzit dhe autokolonat humanitare”, thuhet në deklaratën e Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës të publikuar në Telegram./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.