☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 100.98 ▼0.77%
ARI 4,028 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,112 ▼ -0.37% ETH $2,325 ▼ -0.35% XRP $1.3081 ▲ +0.82% SOL $100.3900 ▼ -1.43%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.98 ▼0.77 % ARI 4,028 ▼0.26 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 100.98 ▼0.77 % ARI 4,028 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Stubb dhe Store telefonatë të papritur me Putinin për rifillimin e negociatave për Ukrainën

KIEV/MOSKË, 27 tetor /ATSH-DPA/ – Presidenti finlandez, Alexander Stubb, dhe kryeministri norvegjez, Jonas Gahr Store, zhvilluan sot një telefonatë të papritur me presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar luftën në Ukrainë.

“Qëllimi i telefonatës ishte t’i përcillnim drejtpërdrejt presidentit Putin mesazhe lidhur me negociatat e ardhshme, të cilat synojnë t’i japin fund luftës”, deklaruan dy liderët në një njoftim të publikuar në Helsinki.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi zhvillimin e telefonatës, e cila ishte e para mes tre liderëve.

Javën e kaluar, Stubb dhe Store u takuan në Oslo me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe të dërguarin amerikan për ndërmjetësimin, Steve Witkoff.

Pas takimit, Witkoff udhëtoi drejt Moskës, ku zhvilloi bisedime me Putinin.

Gjatë takimit në Moskë, palët ranë dakord të rifillojnë bisedimet trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, me synimin për t’i dhënë fund luftës së nisur nga Moska më shumë se katër vjet më parë.

Negociatat e ndërmjetësuara nga SHBA-ja pritet të zhvillohen muajin e ardhshëm në Abu Dhabi, megjithëse deri më tani nuk është caktuar një datë e saktë.

Liderët evropianë shpresojnë të përfshihen në negociata, ndërsa Moska ka sinjalizuar së fundmi se është e hapur për pjesëmarrjen e tyre.

Finlanda dhe Norvegjia, të cilat të dyja kufizohen me Rusinë, kanë mbështetur Ukrainën, duke vijuar njëkohësisht përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.