☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,746 ▼0.77%
DOW 51,654 ▼0.03%
NASDAQ 26,911 ▼1.08%
NAFTA 95.13 ▲1.05%
ARI 4,109 ▼1.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,868 ▼ -2.17% ETH $2,438 ▼ -3.28% XRP $1.3355 ▼ -2.87% SOL $104.3400 ▼ -3.23%
S&P 500 7,746 ▼0.77 % DOW 51,654 ▼0.03 % NASDAQ 26,911 ▼1.08 % NAFTA 95.13 ▲1.05 % ARI 4,109 ▼1.63 % S&P 500 7,746 ▼0.77 % DOW 51,654 ▼0.03 % NASDAQ 26,911 ▼1.08 % NAFTA 95.13 ▲1.05 % ARI 4,109 ▼1.63 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – BE kërkon zgjerimin e marrëveshjes tregtare me Kinën përtej sektorit të automobilave

BANGKOK, 14 tetor /ATSH/ – Komisioneri Evropian për Ekonominë, Valdis Dombrovskis, deklaroi sot se marrëveshja për përgjysmimin e importeve të makinave hibride kineze në Evropë duhet të pasohet nga masa për riekuilibrimin e tregtisë edhe në sektorë të tjerë, sipas Reuters.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për përmirësimin e aksesit të kompanive evropiane në tregun kinez.

Marrëveshja për makinat hibride u arrit javën e kaluar nga komisioneri i BE-së për Tregtinë, Maros Sefçoviç, gjatë vizitës së tij në Kinë.

Sipas Dombrovskis, kjo marrëveshje pasqyron një qasje më të vendosur të Evropës, në një kohë kur deficiti tregtar i BE-së me Kinën arriti nivelin e paqëndrueshëm prej 1 miliard eurosh në ditë gjatë vitit të kaluar.

Zyrtari evropian nënvizoi se çekuilibrat tregtarë nuk kufizohen vetëm te industria e automobilave, por përfshijnë një gamë të gjerë sektorësh. Mes fushave që mund të përfshihen në diskutimet e ardhshme janë industria kimike, mobiliet, makineritë industriale, çeliku dhe komponentët për turbinat e erës.

Dombrovskis paralajmëroi se, nëse dialogu me Pekinin nuk sjell rezultate konkrete, Bashkimi Evropian do të duhet të shqyrtojë masa të tjera. Ai theksoi se BE-ja nuk mund të vazhdojë pafundësisht diskutimet me Kinën pa ndërmarrë veprime për të korrigjuar pabarazitë tregtare dhe për të mbrojtur interesat e kompanive evropiane.

Çështja do të diskutohet edhe në takimin e liderëve të BE-së, nesër në Bruksel, ku pritet të shqyrtohen konkurrueshmëria e bllokut dhe marrëdhëniet tregtare me Kinën.

Gjithashtu, Franca dhe Gjermania kanë kërkuar që Komisioni Evropian të zhvillojë një instrument më të shpejtë mbrojtës në tregti, potencialisht të frymëzuar nga seksioni 301 i ligjit amerikan të tregtisë, i cili lejon hetimin dhe marrjen e masave ndaj praktikave të padrejta tregtare të vendeve të tjera.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri kinez He Lifeng i tha diplomatit francez Emmanuel Bonne në Pekin se Kina është e gatshme të bashkëpunojë me BE-në për të sjellë më shumë stabilitet dhe zhvillim pozitiv në marrëdhëniet ekonomike e tregtare. Deklarata vjen në një moment kur të dyja palët përpiqen të shmangin përshkallëzimin e mosmarrëveshjeve tregtare. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.