☁️
Tiranë 13°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,699 ▼0.58%
DOW 52,211 ▼0.5%
NASDAQ 26,109 ▼1.66%
NAFTA 102.15 ▼0.61%
ARI 4,025 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,839 ▼ -0.34% ETH $2,329 ▼ -1.15% XRP $1.2827 ▼ -3.31% SOL $100.2900 ▼ -1.77%
S&P 500 7,699 ▼0.58 % DOW 52,211 ▼0.5 % NASDAQ 26,109 ▼1.66 % NAFTA 102.15 ▼0.61 % ARI 4,025 ▼0.65 % S&P 500 7,699 ▼0.58 % DOW 52,211 ▼0.5 % NASDAQ 26,109 ▼1.66 % NAFTA 102.15 ▼0.61 % ARI 4,025 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Brukseli pengon Austrinë të vendosë ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët

BRUKSEL, 29 tetor /ATSH-DPA/- Komisioni Evropian po pengon Austrinë dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian, të vendosin ndalime kombëtare për përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët, njoftoi sot një zëdhënës i institucionit evropian.

Sipas tij, projektligjet e vendeve anëtare që përputhen me kufizimet e moshës të propozuara, në nivel evropian duhet të shtyhen fillimisht me një vit.

Gjatë kësaj periudhe do të zbatohet një pezullim i përkohshëm i procedurave për miratimin e këtyre ligjeve.

Ky vendim mund të shihet edhe si një sinjal për Gjermaninë dhe vendet e tjera të BE-së, që të mos vazhdojnë për momentin me hartimin e ligjeve të tyre, por të përqendrohen te propozimi i Komisionit Evropian, për vendosjen e rregullave të përbashkëta në të gjithë Bashkimin Evropian.

Në shtator, Brukseli propozoi që fëmijët të lejohen të përdorin rrjetet sociale, vetëm pasi të mbushin 13 vjeç, ndërsa llogari në këto platforma të mund të krijojnë vetëm pasi të mbushin 15 vjeç.

Negociatat në nivel evropian mund të zgjasin

Përpara se propozimi të hyjë në fuqi, vendet anëtare duhet të bien dakord mes tyre dhe të negociojnë me Parlamentin Evropian. Ky proces mund të zgjasë disa muaj, madje edhe vite.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian tha se përparësi duhet t’u jepet këtyre negociatave.

Ai paralajmëroi se rregulla të ndryshme nga njëri shtet te tjetri, do ta vështirësonin zbatimin e kufizimeve.

Nëse secili vend vendos kufij të ndryshëm moshe dhe ligje të veçanta, platformat e mëdha të internetit do ta kishin të vështirë t’i zbatonin ato, tha Komisioni.

Italia, Franca dhe Greqia mund të vazhdojnë me planet e tyre

Vendimi i Komisionit Evropian lidhet fillimisht me një projektligj të Austrisë, i cili parashikonte që platformat ku publikohen video, si Instagram, TikTok dhe Snapchat, të lejoheshin vetëm për të rinjtë që kanë mbushur 14 vjeç.

Sipas rregullave të BE-së për shërbimet digjitale, vendet anëtare duhet ta njoftojnë Komisionin Evropian, kur planifikojnë të miratojnë ligje kombëtare që prekin platformat e mëdha të internetit.

Polonia dhe Belgjika kanë paraqitur gjithashtu propozimet e tyre në Bruksel dhe pritet që edhe planet e tyre të shtyhen për momentin.

Megjithatë, situata është ndryshe për Italinë, Francën dhe Greqinë.

Këto vende i kishin paraqitur propozimet e tyre kombëtare, shumë kohë përpara se Komisioni Evropian të propozonte rregullat e përbashkëta për të gjithë BE-në.

Për këtë arsye, Komisioni e kishte shqyrtuar tashmë çështjen dhe u kishte dhënë përgjigje këtyre vendeve, të cilat tani mund të vazhdojnë me planet e tyre për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët.

Greqia ishte vendi i parë i BE-së, që njoftoi se do të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 15 vjeç, duke filluar nga 1 janari. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.