⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,607 ▼ -1.02% ETH $2,429 ▼ -2.02% XRP $1.3035 ▼ -2.78% SOL $104.4100 ▼ -2%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Kronika

Tiranë/ Dy të ndaluar për ngjarje të rënda kriminale, njëri qëlloi drejt servisit në Kashar

Dy persona të dyshuar për ngjarje të rënda kriminale janë ndaluar nga Policia e Tiranës.

Njëri dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një servisi pranë mbikalimit të Kasharit më 10 shtator 2026, ndërsa gjatë kontrollit të banesës së tij u gjet një fenelinë e ngjashme me ato që përdorin shërbimet e Policisë.

Ndërkohë, në kuadër të operacionit “Gjurmimi”, u kap një 33-vjeçar i dyshuar për plagosjen me armë zjarri të një 54-vjeçari në rrugën “Kadri Prishtina”, më 14 tetor. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjeve dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Njoftimi i policisë

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një subjekti në shtator të 2026, ndalohet 30-vjeçari. Gjatë kontrollit të banesës iu gjet një fenelinë e ngjashme me ato që përdorin shërbimet e Policisë.

Plagosi me armë zjarri një 54-vjeçar, 3 ditë më parë, vihet në pranga autori i dyshuar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ndaluan shtetasin V. T., 30 vjeç. Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjera ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një servisi pranë mbikalimit të Kasharit, më datë 10.09.2026.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjet një fenelinë e ngjashme me ato që përdoren nga shërbimet e Policisë. Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Ndërkaq, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, finalizuan operacionin policor të koduar “Gjurmimi”, në kuadër të të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi S. D., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas dyshohet se më datë 14.10.2026, në rrugën “Kadri Prishtina”, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin G. A., 54 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.