Protesta në Shkodër, policia shoqëron disa të rinj pas djegies dhe rrëzimit të koshave të mbeturinave
Rreth orës 14:45 ka nisur edhe në Shkodër një marshim proteste në rrugët e qytetit. Të rinjtë, me flamuj kombëtarë në duar, po marshojnë të shoqëruar hap pas hapi nga forcat e policisë.
Gjatë marshimit, protestuesit u kanë bërë thirrje efektivëve të policisë: “Hiqni kapelet dhe bashkohuni me protestuesit”.
Pas disa minutash, disa nga të rinjtë kanë nisur të djegin dhe të rrëzojnë kosha mbeturinash në rrugë, ndërsa policia ka shoqëruar disa prej tyre.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.