⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,568 ▼ -0.93% ETH $2,427 ▼ -1.85% XRP $1.3030 ▼ -2.47% SOL $104.3200 ▼ -1.88%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Francë, protesta masive kundër rritjes së çmimeve dhe pabarazisë sociale

– Demonstrata kanë nisur në disa qytete të Francës, në kuadër të një mobilizimi kombëtar kundër rritjes së çmimeve dhe përkeqësimit të kushteve sociale, që sipas protestuesve po vënë në pikëpyetje modelin francez të mundësive të barabarta dhe sigurisë sociale, shkruan The Guardian.

Protestat e së shtunës vijnë pas thirrjeve të shpërndara në rrjetet sociale për ringjalljen e lëvizjes së “Jelekëve të Verdhë”, e cila u shfaq në vitin 2018 kundër padrejtësive sociale dhe rritjes së kostos së jetesës.

Mobilizimi nisi muajin e kaluar në shkollat e periferive të varfra në veri të Parisit, ku pakënaqësia për mungesën e mësuesve dhe kushtet e dobëta të institucioneve arsimore u shndërrua shpejt në një lëvizje mbarëkombëtare kundër pabarazisë, shpenzimeve të pamjaftueshme publike dhe rënies së standardeve të jetesës.

Një nga sindikatat më të mëdha të punës në Francë, CGT, ka mbështetur gjithashtu protestat, duke kërkuar paga dhe pensione më të larta, ulje të çmimeve dhe mbrojtjen e shërbimeve publike, në mënyrë që ato të përmbushin nevojat e qytetarëve.

Qindra protesta të tjera janë planifikuar në të gjithë vendin, me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra personave. Protestuesit, disa prej të cilëve të veshur me jelekë fosforeshentë, kanë bllokuar rrugë të ndryshme, duke rikthyer pamjet e trazirave që shoqëruan mandatin e mëparshëm të presidentit Emmanuel Macron.

Në qytetin e Marsejës, disa kosha mbeturinash janë djegur gjatë protestave.

Ndërkohë, në qendër të Parisit është vënë re një prani e shtuar e forcave të policisë, veçanërisht pranë zonave simbolike si Avenue des Champs-Élysées dhe Harku i Triumfit. Këto zona janë përjashtuar nga itineraret e dy demonstratave zyrtare të planifikuara në kryeqytet.

Një marshim pritet të nisë në orët e para të pasdites nga sheshi Place de la République, në verilindje të qendrës së Parisit.

Protestat pasqyrojnë pakënaqësinë në rritje të qytetarëve ndaj kostos së jetesës, pabarazisë ekonomike dhe dobësimit të shërbimeve publike, duke rikthyer në vëmendje tensionet sociale që kanë shoqëruar Francën vitet e fundit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.