🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,493 ▼ -0.19% ETH $2,415 ▼ -1.13% XRP $1.2969 ▼ -1.43% SOL $103.9800 ▼ -0.61%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Bota

BM – UKMTO: Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit mbetet 70 për qind nën nivelet e para konfliktit

LONDËR, 17 tetor /ATSH – AA/ – Sipas Agjencisë Britanike për Operacionet e Tregtisë Detare (UKMTO), trafiku detar përmes Ngushticës së Hormuzit mbeti rreth 70 për qind nën nivelet e para konfliktit, ndërsa sulmet ndaj anijeve tregtare vazhduan.

Në raportin e saj javor, UKMTO raportoi 125 kalime të anijeve në dalje dhe 129 në hyrje gjatë shtatë ditëve të fundit, shifra që sipas agjencisë shënojnë rënie krahasuar me javën paraprake, kur u regjistruan 129 kalime në dalje dhe 146 në hyrje.

UKMTO raportoi 12 sulme ndaj anijeve gjatë javës, përfshirë 10 në Ngushticën e Hormuzit, një në Gjirin Persik dhe një në Gjirin e Omanit. Gjashtë anije vazhduan lundrimin ose arritën në port, një u fundos, dy mbetën të paafta për të lundruar ose pa mundësi komandimi, ndërsa për tre të tjera rezultati mbetet i pakonfirmuar.

Anija transportuese e kontejnerëve fundoset pas goditjes nga një predhë

UKMTO gjithashtu njoftoi se një anije transportuese e kontejnerëve u godit nga një predhë e paidentifikuar pranë Ras Shaykh Masud më 13 tetor. Sipas agjencisë, anija mori flakë dhe u fundos të nesërmen.

Të gjithë anëtarët e ekuipazhit u evakuuan.

Agjencia paralajmëroi se po përballej me vështirësi në përcaktimin e numrit të saktë të sulmeve, pasi shumica e anijeve të shënjestruara kishin refuzuar të raportonin incidentet.

UKMTO tha se që nga fillimi i konfliktit, në fund të shkurtit, ka regjistruar 84 incidente në Ngushticën e Hormuzit.

Sulmet e raportuara ndodhën në një kohë kur tensionet mes Iranit dhe SHBA-së lidhur me lundrimin përmes Ngushticës së Hormuzit vazhdojnë të mbeten të larta.

Kjo rrugë ujore është një korridor i rëndësishëm për transportin global të energjisë dhe mallrave, si dhe mbetet një çështje kyçe në negociatat mes Washingtonit dhe Teheranit.

Konflikti nisi më 28 shkurt me sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, të cilat u pasuan nga një armëpushim në prill.

Përplasjet mes Washingtonit dhe Teheranit rifilluan më vonë, pasi negociatat ngecën, megjithëse të dyja palët nënshkruan një marrëveshje kuadër në qershor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.