⛅
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,523 ▼ -0.14% ETH $2,418 ▼ -0.98% XRP $1.2977 ▼ -1.28% SOL $104.1000 ▼ -0.33%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Kronika

Hita: Policia ka vepruar sipas procedurave për protestat, 167 të arrestuar dhe 7 efektivë të pezulluar

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka bërë një bilanc në lidhje me incidentet gjatë protestave. Hita bëri të ditur se 167 shtetas janë arrestuar, 388 janë proceduar penalisht dhe 7 punonjës policie janë pezulluar nga detyra, ndërsa ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor për tejkalim të detyrës.

“Janë arrestuar 167 shtetas, proceduar 388, pezulluar nga detyra 7 punonjës policie. Ka nisur hetimi disiplinor për tejkalim të detyrës. Siguroj qytetarët që asnjë punonjës policie nuk ka marrë urdhër për të vepruar kundër procedurave dhe standardeve të punës. Instruktohen të zbatojnë procedurat standarde gjatë tubimeve të dhunshme. Policia e Shtetit përdor mjetet e legjislacionit. Policët janë sulmuar me gurë, pllaka, bomba molotov dhe sende metalike. Janë dëmtuar 132 punonjës policie, ku disa prej tyre janë në spital. Në rrjetet sociale, në grupe të hapura, bëhen thirrje për ushtrim dhune ndaj efektivëve të policisë. Këto thirrje synojnë nxitjen e sulmeve me çdo mjet të mundshëm. Edhe sot janë publikuar thirrje për të sulmuar policinë me mjete të ndryshme”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.