☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,750 ▲ +0.97% ETH $2,257 ▲ +1.07% XRP $1.2551 ▲ +1.27% SOL $96.1900 ▲ +2.11%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Gjermania: Ndalimi i zhvillimit të inteligjencës artificiale nuk është zgjidhje

– Gjermania nuk e konsideron ndalimin e zhvillimit të inteligjencës artificiale (IA) një zgjidhje të zbatueshme për Evropën, deklaroi sot Ministria e Çështjeve Digjitale, në përgjigje të thirrjeve nga zhvilluesit kryesorë për masa mbrojtëse ndaj sistemeve gjithnjë e më të fuqishme, sipas Reuters.

“Ne nuk e konsiderojmë ndalimin e zhvillimit një mundësi të zbatueshme për Evropën“, tha një zëdhënës i ministrisë. Ai shtoi se forcimi i sovranitetit digjital të Evropës kërkon zhvillim dhe inovacion të mëtejshëm në fushën e inteligjencës artificiale.

Deklaratat e Berlinit erdhën pasi drejtori ekzekutiv i kompanisë “Anthropic”, Dario Amodei, publikoi gjatë fundjavës një ese ku u bëri thirrje kompanive të IA-së të ngadalësojnë ritmin e përmirësimit të aftësive të modeleve të tyre.

Ai propozoi gjithashtu masa më të forta sigurie, përfshirë vendosjen e vlerësuesve të pavarur brenda kompanive të teknologjisë.

Ministria gjermane deklaroi se po monitoron nga afër zhvillimet globale të inteligjencës artificiale dhe se i merr seriozisht paralajmërimet publike të zhvilluesve kryesorë të kësaj teknologjie.

Megjithatë, zëdhënësi theksoi se sistemet e IA-së që do të ishin në gjendje të dilnin nga mjediset e testimit dhe të hynin vetë në sisteme të tjera do të përbënin “një skenar krejtësisht të ri kërcënimi“.

Sipas tij, një zhvillim i tillë do të kërkonte një përgjigje të re nga politikat publike.

Zëdhënësi mbështeti gjithashtu bashkëpunimin ndërkombëtar për qeverisjen e inteligjencës artificiale. Ai tha se mbikëqyrja efektive e kësaj teknologjie do të kërkonte përfshirjen e Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

“Qeveria gjermane po e ngre këtë çështje në nivelin e G7-s”, shtoi zëdhënësi i ministrisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.