☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,666 ▲ +1.4% ETH $2,256 ▲ +1.08% XRP $1.2565 ▲ +1.21% SOL $96.0400 ▲ +1.76%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Protesta

Moment tensioni te Kryeministria: protestuesit tentojnë të çajnë kordonin, policia përgjigjet me spraj me piper

Protestuesit debatuan për disa minuta me efektivët, duke kërkuar që spreji të mos përdorej ndaj vajzave dhe duke përsëritur kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama

Një moment i ri tensioni u regjistrua pasditen e sotme përpara Kryeministrisë, ku protestuesit tentuan të çajnë kordonin e policisë që rrethonte godinën qeveritare.

Siç njofton BalkanWeb, efektivët u përgjigjën me spraj me piper për të ndalur përpjekjen e turmës, ndërsa situata për disa minuta mbeti e tensionuar përballë kordonit të forcave të rendit.

Pas ndërhyrjes, protestuesit debatuan për disa minuta me efektivët e policisë. Ata kërkuan që spreji me piper të mos përdorej ndaj vajzave të pranishme në protestë, duke theksuar se protesta është një e drejtë e tyre.

Gjatë debatit, protestuesit përsëritën edhe kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama, kërkesë që shoqëron prej ditësh tubimet e studentëve dhe protestën kombëtare të thirrur në mbështetje të tyre.

Episodi i sotëm vjen pas një dite me tensione të përsëritura në kryeqytet, ku më herët policia kishte përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve, ndërsa në rrugët e Tiranës u raportua edhe për hedhje molotovësh drejt një autoblindë të policisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.