☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 08 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $65,005 ▲ +1.01% ETH $1,916 ▲ +0.47% XRP $1.0339 ▲ +0.61% SOL $74.7700 ▲ +2.48%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.2153 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3365 EUR/TRY 55.1300 EUR/JPY 182.37 EUR/CAD 1.6123
08 Aug 2026
Breaking
Bota

FOKUS – IA krijon për herë të parë viruse të reja funksionale në laborator

– Shkencëtarët e Universitetit të Stanfordit në SHBA kanë përdorur inteligjencën artificiale për të projektuar për herë të parë viruse krejtësisht të reja që janë funksionale dhe mund të shumohen në laborator, sipas BBC.

Sipas studiuesve, ky është rasti i parë kur një model i IA-s ka krijuar me sukses një gjenom të plotë viral.

Viruset e krijuara janë bakteriofagë, të cilët infektojnë vetëm bakteret dhe nuk paraqesin rrezik për njerëzit.

Nga 302 dizajne të prodhuara nga inteligjenca artificiale, studiuesit sintetizuan në laborator më premtuesit, ndërsa 16 prej tyre rezultuan të aftë të shkatërrojnë bakterin Eshli coli.

Sipas profesorit Brian Hie, kjo përfaqëson një hap të madh përpara në përdorimin e inteligjencës artificiale në biologji.

Ndryshe nga modelet gjuhësore që parashikojnë fjalët në një tekst, modelet Evo1 dhe Evo2 analizojnë dhe parashikojnë “gjuhën e jetës”, duke u trajnuar me kode gjenetike të viruseve, baktereve, bimëve dhe njerëzve.

Studiuesit besojnë se kjo teknologji mund të ndihmojë në zhvillimin e terapive të reja kundër infeksioneve bakteriale që nuk i përgjigjen më antibiotikëve.

Bakteriofagët konsiderohen një alternativë premtuese për trajtimin e baktereve rezistente, një problem që po bëhet gjithnjë e më serioz në mbarë botën.

Megjithatë, zbulimi ka ngritur edhe shqetësime për sigurinë biologjike.

Ekspertë nga Qendra për Sigurinë Shëndetësore në Universitetin Johns Hopkins paralajmërojnë se aftësia e inteligjencës artificiale për të projektuar gjenome virale ngre pyetje urgjente mbi mënyrën se si kjo teknologji mund të përdoret pa krijuar rreziqe të reja ose pa u keqpërdorur.

Shkencëtarët theksojnë se viruset nuk janë organizma të gjallë dhe se krijimi i formave të tjera më komplekse të jetës me inteligjencë artificiale mbetet ende një sfidë shumë më e madhe.

Gjenomi i bakteriofagëve të krijuar përmban rreth 5 400 çifte bazash, ndërsa edhe organizmat më të thjeshtë të gjallë kanë qindra mijëra çifte bazash.

Megjithatë, studiuesit pranojnë se zhvillimi i modeleve të AI mund të hapë rrugën për projekte edhe më ambicioze në të ardhmen.

Ekspertët e biologjisë sintetike e cilësojnë këtë arritje si një pikë kthese në shkencë, pasi për herë të parë kompjuterët nuk po analizojnë vetëm sistemet biologjike, por po kontribuojnë edhe në projektimin e tyre.

Sipas tyre, kjo mund të përshpejtojë krijimin e terapive të reja, enzimave për trajtimin e sëmundjeve gjenetike dhe antitrupave për imunoterapi.

Megjithatë, ata theksojnë se përparimi shkencor duhet të ecë paralelisht me mbikëqyrjen ndërkombëtare dhe rregulla të qarta për të parandaluar çdo përdorim të rrezikshëm të kësaj teknologjie./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.