☁️
Tiranë 16°C · Vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,631 ▲1.47%
DOW 52,384 ▲0.29%
NASDAQ 25,582 ▲2.06%
NAFTA 87.12 ▲1.26%
ARI 4,004 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $74,425 ▲ +1.43% ETH $2,088 ▲ +2.83% XRP $1.0681 ▲ +1.21% SOL $85.2700 ▲ +3.35%
S&P 500 7,631 ▲1.47 % DOW 52,384 ▲0.29 % NASDAQ 25,582 ▲2.06 % NAFTA 87.12 ▲1.26 % ARI 4,004 ▼0.66 % S&P 500 7,631 ▲1.47 % DOW 52,384 ▲0.29 % NASDAQ 25,582 ▲2.06 % NAFTA 87.12 ▲1.26 % ARI 4,004 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Bota

MOSKË – Ndërron jetë papritur ambasadori rus në SHBA

– Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Alexander Darchiev, ka ndërruar jetë papritur në moshën 66-vjeçare, raportoi “Reuters”.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Jashtme ruse, e cila nuk dha detaje mbi shkaqet apo rrethanat e vdekjes së diplomatit.

Në një deklaratë zyrtare, Ministria e Jashtme ruse njoftoi se Darchiev ndërroi jetë më 11 nëntor, duke e cilësuar atë si një diplomat të shquar, drejtues me përvojë dhe njohës të specializuar të çështjeve amerikane.

“Ne kemi humbur një diplomat të jashtëzakonshëm, një drejtues me përvojë, një koleg të dashur dhe një mentor”, thuhet në deklaratën e diplomacisë ruse, e cila shprehu gjithashtu ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e tij.

Darchiev drejtonte ambasadën ruse në Uashington që prej marsit 2025, kur u emërua në këtë detyrë nga presidenti rus, Vladimir Putin, duke zëvendësuar Anatoly Antonov.

Emërimi i tij erdhi në një periudhë kur Moska dhe Uashingtoni, po përpiqeshin të përmirësonin marrëdhëniet dypalëshe pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Diplomati kishte një karrierë të gjatë në shërbimin e jashtëm rus dhe përvojë të gjerë në marrëdhëniet me Amerikën e Veriut.

Ai kishte shërbyer më parë në ambasadën ruse në Uashington, si dhe në poste të ndryshme drejtuese në Ministrinë e Jashtme të Rusisë.

Pas përfundimit të kësaj detyre, ai drejtoi Departamentin e Amerikës së Veriut në Ministrinë e Jashtme ruse, përpara se të merrte drejtimin e ambasadës në SHBA.

Gjatë karrierës së tij, ai ishte shprehur vazhdimisht kritik ndaj politikave perëndimore, ndërsa ka qenë i përfshirë në përpjekjet diplomatike për rivendosjen e kontakteve mes Moskës dhe Uashingtonit.

Vdekja e tij vjen në një periudhë tensionesh të vazhdueshme ndërkombëtare dhe përpjekjesh, për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy fuqive, të cilat janë përkeqësuar ndjeshëm pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.

Deri më tani, autoritetet ruse nuk kanë bërë të ditur shkakun e vdekjes së ambasadorit dhe as nëse ai vuante nga ndonjë problem shëndetësor. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.