☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,904 ▲ +0.43% ETH $2,263 ▲ +0.4% XRP $1.2498 ▼ -0.12% SOL $94.3000 ▼ -1.45%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Italia kërkon pezullimin e Spanjës nga zona Schengen, pas valës së emigrantëve në Ceuta

ROMË, 30 korrik /ATSH-AFP/ –  Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, deklaroi sot se mbështet pezullimin e Spanjës nga zona Schengen, pasi qindra emigrantë mbërritën në mënyrë të paligjshme në enklavën spanjolle të Ceutës nga Maroku.

Në një postim në rrjetin social X, Tajani tha se është “pro mbylljes së hapësirës Schengen me Spanjën”, duke akuzuar Madridin se po nxit emigracionin e parregullt dhe të pakontrolluar.

Sipas tij, pamjet nga Ceuta tregojnë se vendimi i qeverisë spanjolle për t’u dhënë shtetësi spanjolle, dhe rrjedhimisht shtetësi evropiane, më shumë se 500 mijë emigrantëve të parregullt, krijon një efekt tërheqës dhe inkurajon trafikimin e qenieve njerëzore.

Tajani, i cili është edhe zëvendëskryeministër dhe anëtar i partisë konservatore “Forza Italia”, aleate në koalicionin e kryeministres Giorgia Meloni, kërkoi masa më të ashpra për mbrojtjen e kufijve të Bashkimit Evropian.

Edhe zëvendëskryeministri tjetër italian, Matteo Salvini, lider i partisë së djathtë “Liga”, bëri thirrje për pezullimin e marrëveshjes Schengen dhe forcimin e mbrojtjes së kufijve të Evropës.

Megjithatë, pezullimi i një shteti nga zona Schengen nuk mund të vendoset në mënyrë të njëanshme nga Italia.

Një masë e tillë do të kërkonte procedura dhe vendimmarrje në nivel të Bashkimit Evropian. /Ad.Ab./  a.jor.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.