FOKUS – Jonathan, breshka 194 vjeçe, që na ”sqaron” sekretin e jetëgjatësisë
“Këto gjene kontrollojnë procese themelore të organizmit, përfshirë riparimin e dëmtimeve të ADN-së, reduktimin e inflamacionit, rregullimin e insulinës dhe frenimin e tumoreve”, thekson Stephen Clark, themelues i ”Kallel” dhe autor i studimit.
Studiuesit krahasuan gjithashtu epigjenomën, tërësinë e faktorëve që lidhen me ADN-në pa ndryshuar sekuencën e saj, të breshkës me atë të katër ekzemplarëve të tjerë të së njëjtës specie dhe zbuluan se ajo ishte shumë e ngjashme me epigjenomën e kafshëve më të reja.
“Në praktikë, rregullatorët gjenetikë të përfshirë në prodhimin e energjisë dhe riparimin e ADN-së kanë mbetur jashtëzakonisht të qëndrueshëm te Jonathani gjatë afro dy shekujve, ndërsa normalisht ndryshojnë me kalimin e kohës, duke kontribuar në procesin e plakjes. Prandaj, transkriptimi i tyre me besnikëri të lartë ka rezultuar thelbësor për jetëgjatësinë”, shton Justin Gerlach nga Peterhouse College i Universitetit të Kembrixhit, i cili mori pjesë në studim.
Meqenëse plakja qelizore përbën faktorin kryesor të rrezikut për pothuajse të gjitha sëmundjet kronike, objektivi i ardhshëm i studiuesve është shfrytëzimi i të dhënave të mbledhura për zhvillimin e terapive të ardhshme./ a.jor.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.