Humb jetën Beqir Devolli pas shpërthimit të tritolit në Gjirokastër, pasagjeri 26-vjeçar jashtë rrezikut për jetën
Beqir Devolli, 48 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës, pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i tritolit në automjetin e tij tip “Mercedes-Benz” në Gjirokastër.
Në një njoftim shtesë, Policia bën me dije se drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejt kryeqytetit, ndërsa pasagjeri, Erigers Mela, 26 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, kur automjeti shpërtheu në lëvizje. Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga lëndë plasëse e vendosur në makinë.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Devolli njihej me nofkën “Çilo Hundëderri”, ndërsa dyshohet se kishte lidhje me trafikun e drogës në Greqi.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.