☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,724 ▲0.84%
DOW 52,104 ▲0.2%
NASDAQ 26,575 ▲1.67%
NAFTA 97.65 ▼1.38%
ARI 4,164 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,446 ▲ +1.55% ETH $2,417 ▲ +1.58% XRP $1.3093 ▲ +2.76% SOL $105.1500 ▲ +2.92%
S&P 500 7,724 ▲0.84 % DOW 52,104 ▲0.2 % NASDAQ 26,575 ▲1.67 % NAFTA 97.65 ▼1.38 % ARI 4,164 ▼0.42 % S&P 500 7,724 ▲0.84 % DOW 52,104 ▲0.2 % NASDAQ 26,575 ▲1.67 % NAFTA 97.65 ▼1.38 % ARI 4,164 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Kërcënime të rreme për bomba në qindra shkolla në BM, Hungari dhe Serbi

PARIS, 19 tetor /ATSH-AFP/ – Qindra shkolla në Irlandën e Veriut, Skoci, Hungari dhe Serbi morën sot mesazhe kërcënimi me bombë duke çuar në evakuimin e disa prej tyre, thanë autoritetet lokale, duke shtuar se ato janë mashtrime.

Nuk dihet ende nëse këto incidente janë të lidhura.

Në Irlandën e Veriut, “deri në 300 shkolla raportuan se morën të njëjtin email që përmbante një kërcënim”, tha policia.

Ata deklaruan se mesazhi “kishte origjinën nga jashtë Mbretërisë së Bashkuar” dhe se po e trajtojnë atë “si një mashtrim”.

Ministri i Arsimit i Irlandës së Veriut, Paul Givan, kishte deklaruar më parë se kërcënimi “duket se vinte nga islamikët që pretendonin se ligji i Sharias do të zbatohej në vend dhe se në këto shkolla ishin të pranishme pajisje shpërthyese të gjalla”.

Ai shtoi se disa shkolla ishin mbyllur.

Ndërkohë, policia skoceze njoftoi të hënën se po hetonte “mesazhe kërcënuese të dërguara në disa shkolla” në vend, pa specifikuar natyrën e kërcënimit.

Edhe ata i konsiderojnë këto mesazhe si mashtrime.

Diku tjetër në Evropë, email-e iu dërguan mediave lokale në Hungari, duke pretenduar se bomba ishin vendosur në më shumë se 70 shkolla në të gjithë vendin, sipas policisë.

Shumë shkolla u evakuuan, por autoritetet treguan se nuk ishin gjetur bomba.

“Bazuar në hetimet e kryera deri më tani, kërcënimet e këtij mëngjesi kanë rezultuar të pabazuara”, tha Ministri i Brendshëm hungarez Gabor Posfai në Facebook.

Në Serbinë fqinje, transmetuesi publik RTS raportoi se më shumë se 100 shkolla kishin marrë gjithashtu kërcënime me bomba./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.