☁️
Tiranë 31°C · Vranët 06 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.25 ▼0.64%
ARI 4,162 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
₿ CRYPTO
BTC $62,876 ▲ +0.24% ETH $1,767 ▲ +0.37% XRP $1.1422 ▲ +1.2% SOL $80.4100 ▲ +0.15%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.25 ▼0.64 % ARI 4,162 ▲0.88 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.25 ▼0.64 % ARI 4,162 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
06 Jul 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Kina teston një raketë strategjike nga një nëndetëse bërthamore në Paqësor

PEKIN, 6 korrik /ATSH-DPA/ –  Ushtria kineze njoftoi sot se ka kryer me sukses një test të një rakete strategjike të lëshuar nga një nëndetëse me energji bërthamore në oqeanin Paqësor, duke e cilësuar operacionin si pjesë të stërvitjeve të rregullta ushtarake.

Sipas marinës kineze, raketa mbante një kokë luftarake të rreme dhe goditi zonën e paracaktuar të objektivit.

Autoritetet nuk zbuluan datën e saktë të testit apo detaje të tjera teknike, një veprim i pazakontë duke pasur parasysh se Pekini rrallë publikon informacione për testime të tilla.

Ushtria theksoi se lëshimi ishte pjesë e programit vjetor të stërvitjeve ushtarake, ishte kryer në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe se vendet përkatëse ishin njoftuar paraprakisht.

Pekini shtoi se testi nuk ishte i drejtuar kundër ndonjë shteti të caktuar.

Megjithatë, testi shkaktoi reagime në rajon.

Ministrja e Jashtme e Australisë, Penny Wong, deklaroi se Kanberra ia kishte bërë të qartë Kinës se një provë e tillë konsiderohet destabilizuese për sigurinë rajonale.

Edhe Japonia shprehu shqetësim për aktivitetet ushtarake të Kinës.

Ministria japoneze e Mbrojtjes njoftoi se i kishte paraqitur Pekinit rezervat e saj lidhur me zhvillimet e fundit ushtarake.

Kina publikon shumë rrallë informacione për testimet e raketave balistike, disa prej të cilave janë të afta të mbajnë koka bërthamore.

Në shtator të vitit 2024, vendi kreu për herë të parë pas disa dekadash një test të një rakete balistike ndërkontinentale me një kokë luftarake të rreme, e cila u lëshua në Paqësor dhe tërhoqi vëmendje ndërkombëtare.

Ndërkohë, Kina nisi sot edhe stërvitjet e përbashkëta detare me Rusinë pranë qytetit port të Qingdao.

Sipas Ministrisë kineze të Mbrojtjes, manovrat vjetore synojnë forcimin e bashkëpunimit dhe reagimin e përbashkët ndaj kërcënimeve për sigurinë detare./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.