☁️
Tiranë 17°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.64 ▼1.11%
ARI 4,033 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,119 ▼ -1.65% ETH $2,320 ▼ -2.1% XRP $1.2920 ▼ -2.85% SOL $100.3100 ▼ -2.22%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.64 ▼1.11 % ARI 4,033 ▼0.46 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.64 ▼1.11 % ARI 4,033 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Projekt-buxheti 2027, Malaj: Angazhim për një Shqipëri më Sociale. PD bojkoton Konferencën e Kryetarëve

Ministri i Financave, Petrit Malaj, po prezanton në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve projektbuxhetin e vitit 2027, në një mbledhje të bojkotuar nga Partia Demokratike.

Ai theksoi se projektbuxheti reflekton prioritetet për periudhën 2027-2029 dhe angazhimin e qeverisë për një Shqipëri më sociale, zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësimin e standardit të jetesës, në kuadër të objektivit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

“Qëllimi i qeverisë shqiptare është që jo vetëm vitin e ardhshëm por edhe në një periudhë afatmesme të garantojmë rritje të qëndrueshme të ekonomisë, si dhe të vijojmë konsolidimin e parametrave makro-fiskalë. Hartimi i projekt-buxhetit 2027 është mbështetur në analiza të detajuara makro-ekonomike, në vlerësimet tona fiskale, dhe në parashikime të kujdesshme të të ardhurave dhe shpenzimeve. Ministria e Financave ka hartuar një buxhet që u përgjigjet nevojave të vendit, mundësive reale financiare, por që ruan edhe balancën mes të ardhurave dhe shpenzimeve”, tha Malaj.

“Projekt-buxheti 2027 i sapomiratuar nga Këshilli i Ministrave, që po e paraqësim edhe këtu sot në Konferencën e Kryetarëve, reflekton qartë prioritetet për periudhën 2027-2029, por mbi të gjitha angazhimin tonë të posaçëm për një Shqipëri më sociale. Ndaj ky projekt-buxhet është matësi më i drejtpërdrejtë i përgjegjësisë sonë para qytetarëve. Është padyshim angazhimi ynë konstant për më shumë mirëqenie dhe në përmbushje të plotë të Shqipërisë 2030 në BE. Është objektivi për zhvillim të qëndrueshëm, financa publike të shëndosha, standard më të mirë jetese. Me mbi 10 miliardë euro shpenzime të parashikuara, si kurrë më parë ndonjëherë, ne i japim këtij angazhimi një mbështetje të fortë financiare”, vijoi ministri.

Projekt-buxheti për vitin 2027 u miratua nga Këshilli i Ministrave dhe u dërgua në Kuvend, ku pritet të marrë dritën jeshile nga mazhoranca. PD bojkotoi mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve me arsyetimin se nuk u është vënë në dispozicion dokumentacioni përkatës dhe se mbledhja është njoftuar në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.