☁️
Tiranë 17°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.52 ▼1.23%
ARI 4,036 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,055 ▼ -1.76% ETH $2,320 ▼ -2.2% XRP $1.2918 ▼ -3.03% SOL $100.2800 ▼ -2.28%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.52 ▼1.23 % ARI 4,036 ▼0.4 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.52 ▼1.23 % ARI 4,036 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Bota

SPANJË – Përplasje mes protestuesve dhe policisë pas aksidentit fatal hekurudhor

MADRID, 29 tetor /ATSH-DPA/ – Protestues të shumtë u përplasën dje në mbrëmje vonë me policinë spanjolle, pas një aksidenti fatal të një treni me shpejtësi të lartë, i cili u mori jetën të paktën 68 personave.

Grupe të ekstremit të djathtë bënë thirrje për protestë para Ministrisë së Transportit, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë lidhur me këtë aksident.

Sipas transmetuesit TVE, në protestë morën pjesë rreth 1 500 persona, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Të paktën 68 persona humbën jetën dhe rreth 50 të tjerë mbetën të plagosur rëndë nga përplasja e trenave.

Ministri i Transportit, Óscar Puente, e vuri theksin te një vendim “i pashpjegueshëm” i kontrollorëve hekurudhorë, të cilët lejuan njërin prej trenave të vazhdonte lëvizjen pavarësisht një defekti në sistemin e sigurisë.

Përplasja ndodhi pak para orës 09:00 (08:00 GMT) pranë Urdas, rreth 130 kilometra në jug të Madridit.

Aksidenti ndodhi kur një tren i kompanisë private hekurudhore “Iryo”, i cili ishte i ndaluar, u godit nga pas nga një tren i kompanisë shtetërore hekurudhore “Renfe”.

Dy vagonë ​​të trenit “Iryo” dhe një vagon i trenit “Renfe” dolën nga shinat dhe ranë poshtë një argjinature hekurudhore.

Puente deklaroi se një hetim do të duhet të përcaktojë nëse shkaku ka qenë gabimi njerëzor./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.