🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 83.41 ▼0.32%
ARI 3,601 ▲1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
₿ CRYPTO
BTC $60,901 ▲ +3.07% ETH $1,703 ▲ +3.55% XRP $0.9540 ▲ +4.17% SOL $71.1000 ▲ +5.08%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 83.41 ▼0.32 % ARI 3,601 ▲1.03 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 83.41 ▼0.32 % ARI 3,601 ▲1.03 %
EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667 EUR/USD 1.0960 EUR/GBP 0.8364 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 89.8084 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6684 EUR/TRY 55.5585 EUR/JPY 174.49 EUR/CAD 1.5667
26 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Lituania: BE ta shpallë organizatë terroriste agjencinë ruse të zbulimit ushtarak (GRU)

VILNIUS, 26 nëntor /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Kęstutis Budrys, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të shpallë organizatë terroriste agjencinë e zbulimit ushtarak të Rusisë, GRU, në kushtet e shtimit të sulmeve dhe akteve të sabotimit në Evropë.

GRU po terrorizon shoqëritë evropiane, vendimmarrësit dhe individët, deklaroi Budrys në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”, të publikuar të mërkurën.

Ai tha se shërbimet e inteligjencës lituaneze kanë identifikuar personat përgjegjës për operacione të caktuara dhe se gjykatat në vend kanë dhënë vendime për raste të tilla.

Sipas Budrys, masa të ngjashme ligjore mund të ndërmerren edhe në Gjermani.

Ai përmendi si shembull një tentativë sulmi në aeroportin e Lajpcigut në fillim të gushtit, ku u zbulua një dron që transportonte lëndë shpërthyese pranë avionëve të ngarkesave që transportonin mallra drejt Ukrainës.

Aktualisht, pesë persona po gjykohen në Lituani me akuza për terrorizëm, pasi dyshohet se kanë dërguar pako që përmbanin pajisje shpërthyese të prodhuara në mënyrë artizanale.

Operacionet dyshohet se janë organizuar nga persona me lidhje me GRU-në.

Autoritetet lituaneze kanë ngritur gjithashtu akuza ndaj disa personave për tentativa zjarrvenieje dhe akte vandalizmi, të cilat dyshohet se janë kryer në emër të agjencisë ruse të inteligjencës ushtarake.

GRU është fajësuar për organizimin e një sërë operacionesh në vende të ndryshme perëndimore./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.