Gjykata e Durrësit jep masat e sigurisë për 22 të rinjtë e ndaluar gjatë protestave
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masat e sigurisë për 22 të rinjtë e ndaluar nga forcat e rendit gjatë ditës së parë të protestave të zhvilluara në qytetin bregdetar.
Sipas të dhënave të bëra me dije nga avokatët mbrojtës, trupi gjykues ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për katër prej të ndaluarve, ndërsa për 18 të tjerët është vendosur masa “detyrim për t’u paraqitur” pranë policisë gjyqësore.
Të gjithë të rinjtë e përfshirë në këtë procedim do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë apo nën masat e përcaktuara të sigurisë, në kuadër të hetimit për ngjarjet e zhvilluara gjatë tubimeve në Durrës.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.