☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,085 ▼ -0.28% ETH $2,364 ▼ -1.79% XRP $1.2709 ▼ -1.57% SOL $101.9200 ▼ -1.42%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Bota

SHBA – Tubimi “No Kings” në Atlanta, protestuesit bëjnë thirrje për mbrojtjen e demokracisë

– Qindra persona u mblodhën dje në Atlanta, në shtetin amerikan të Xhorxhias, në kuadër të tubimeve të lëvizjes “No Kings”, të organizuara në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të nxitur pjesëmarrjen në zgjedhjet e mesit të mandatit, që do të mbahen më 3 nëntor, sipas “CBS News”.

Ndryshe nga protestat e mëparshme të lëvizjes, tubimi i kësaj here u përqendrua veçanërisht te nxitja e qytetarëve, për të votuar përpara ditës së zgjedhjeve dhe për të mbrojtur të drejtën e votës.

Në Atlanta, demonstruesit u mblodhën në Piedmont Park, ku folësit kritikuan politikat e administratës së presidentit Donald Trump dhe theksuan rëndësinë e unitetit dhe pjesëmarrjes qytetare.

Felicia Murray Jackson, motra e Linda Davis, e cila humbi jetën në shkurt, pasi automjeti i saj u përplas nga një person që po largohej nga agjentët e emigracionit, iu drejtua të pranishmëve duke bërë thirrje që zemërimi për ngjarje të tilla të shprehet përmes votës.

“Armiku im nuk është fqinji im. Fqinji im është miku im”, deklaroi ajo, duke theksuar rëndësinë e bashkimit përballë ndasive politike.

Pas fjalimeve, pjesëmarrësit marshuan për rreth 1,6 kilometra drejt kishës metodiste ”Saint Mark”, ku organizatat që mbrojnë të drejtën e votës ofruan trajnime për qytetarët që dëshirojnë të ndihmojnë në mbrojtjen e procesit zgjedhor.

Tubimi në Atlanta ishte pjesë e një mobilizimi më të gjerë të lëvizjes “No Kings”, e cila organizoi aktivitete në të gjithë vendin.

Sipas organizatorëve, synimi ishte që qytetarët të votonin sa më herët, në zgjedhjet e nëntorit dhe të angazhoheshin për të garantuar që votat e tyre të numëroheshin.

Në Xhorxhia, votimi i hershëm kishte nisur më 13 tetor dhe do të vijojë deri më 30 tetor.

Lëvizja “No Kings” është krijuar për të kundërshtuar atë që organizatorët e konsiderojnë përqendrim të tepruar të pushtetit presidencial dhe për të mbrojtur institucionet demokratike.

Tubimet e saj janë shoqëruar me marshime, pankarta dhe thirrje kundër politikave të administratës Trump. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.