☁️
Tiranë 21°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,385 ▲0.84%
DOW 50,218 ▲0.04%
NASDAQ 24,813 ▲1.57%
NAFTA 83.66 ▲1.64%
ARI 3,714 ▼0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $63,874 ▲ +1.21% ETH $1,807 ▲ +2.69% XRP $0.9927 ▲ +1.46% SOL $75.2500 ▲ +2.38%
S&P 500 7,385 ▲0.84 % DOW 50,218 ▲0.04 % NASDAQ 24,813 ▲1.57 % NAFTA 83.66 ▲1.64 % ARI 3,714 ▼0.74 % S&P 500 7,385 ▲0.84 % DOW 50,218 ▲0.04 % NASDAQ 24,813 ▲1.57 % NAFTA 83.66 ▲1.64 % ARI 3,714 ▼0.74 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Meloni në Berlin për takimin e Koalicionit të të Vullnetshmëve

BERLIN, 19 nëntor /ATSH-ANSA/- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni udhëtoi sot drejt Berlinit, për të marrë pjesë në takimin e Koalicionit të të Vullnetshmëve, ku në fokus është mbështetja për Ukrainën dhe koordinimi i qëndrimit evropian për negociatat e paqes me Rusinë.

Përpara takimit, qeveria italiane rikonfirmoi se Italia nuk do të kontribuojë me dërgimin e trupave ushtarake në territorin ukrainas, në kuadër të një force shumëkombëshe, që mund të krijohet pas përfundimit të luftimeve.

Roma theksoi se pjesëmarrja e saj në përpjekjet diplomatike dhe negociatat për paqen, është e ndarë nga iniciativa për krijimin e një force shumëkombëshe në Ukrainë.

Meloni merr pjesë gjithashtu në formatin E5, që përfshin Italinë, Francën, Gjermaninë, Poloninë dhe Britaninë e Madhe.

Ky format synon të bashkërendojë qëndrimin evropian dhe përfaqësimin e Evropës në procesin e ardhshëm të negociatave.

Takimi në Berlin zhvillohet në një moment të rëndësishëm diplomatik, pas bisedimeve të fundit në Abu Dabi dhe takimit tripalësh mes Donald Trump, Vladimir Putin dhe Xi Jinping në Shenzhen. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.