☁️
Tiranë 21°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,409 ▲1.17%
DOW 50,326 ▲0.26%
NASDAQ 24,922 ▲2.01%
NAFTA 83.69 ▲1.68%
ARI 3,708 ▼0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $63,996 ▲ +0.7% ETH $1,814 ▲ +2.02% XRP $0.9967 ▲ +0.95% SOL $75.5600 ▲ +1.97%
S&P 500 7,409 ▲1.17 % DOW 50,326 ▲0.26 % NASDAQ 24,922 ▲2.01 % NAFTA 83.69 ▲1.68 % ARI 3,708 ▼0.91 % S&P 500 7,409 ▲1.17 % DOW 50,326 ▲0.26 % NASDAQ 24,922 ▲2.01 % NAFTA 83.69 ▲1.68 % ARI 3,708 ▼0.91 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Opinion

Kapja e medias: Si e ndërtoi Turqia modelin e një shteti autoritar

images
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Foto: Pixabay.

Nga: Mustafa Kuleli

Presidenti Recep Tayyip Erdogan u kishte thënë dikur kundërshtarëve të tij se, nëse do të ishte vërtet diktator, askush nuk do të guxonte të fliste kundër tij dhe se fakti që kritikët e tij shfaqeshin në televizion dëshmonte se Turqia ishte një demokraci.

Por kjo nuk vlen më. Në agim të së martës, policia rrethoi selinë e Sozcu TV në Stamboll, rrjetin e pavarur të lajmeve më të ndjekur në vend, dhe ndaloi katër drejtues të tij, përfshirë kryetaren e bordit drejtues. Një administrator shtetëror mori nën kontroll televizionin dhe faqen e tij të internetit. Gazetarët që kishin qenë në transmetim një natë më parë u penguan të hynin në ndërtesën e tyre.

Një muaj më parë, edhe një tjetër televizion, Halk TV, u bastis në agim dhe iu dorëzua një administratori shtetëror. Buletinet e tij informative vijojnë të jenë jashtë transmetimit. Para tij, ishte heshtur edhe Tele1. Pronari i këtij televizioni, Merdan Yanardag, ndodhet në burg, i akuzuar për spiunazh.

Sozcu është organi i gjashtë i madh mediatik që merret nën kontroll nga shteti që prej vitit 2022.

Dy kanalet më të mëdha të pavarura televizive në Turqi, të vetmet hapësira në televizionin kombëtar ku politikanët e opozitës mund t’u drejtoheshin miliona njerëzve, janë mbyllur. Për votuesit në qytetet e vogla, të cilët nuk i ndjekin gazetarët në platformën X, opozita praktikisht nuk ekziston më.

Reagimi më domethënës erdhi nga partneri i Erdoganit në koalicionin qeverisës, Devlet Bahçeli, i cili fajësoi drejtuesit e Sozcu për lejimin e njerëzve që të flisnin për gjithçka, pa i matur fjalët.

Ai nuk përmendi hetimin apo vendimin gjyqësor. Thjesht tha se transmetuesit flisnin tepër. Qeveria nuk e ndien më të nevojshme të shtiret sikur kjo ka të bëjë me shtetin e së drejtës.

Një proces që ka zgjatur njëzet vjet

Asgjë nga këto nuk ndodhi brenda natës. Pjesën më të madhe të karrierës sime si gazetar dhe aktivist për lirinë e shtypit në Turqi e kalova duke parë se si mediat e pavarura të lajmeve viheshin nën presion dhe shkatërroheshin gradualisht, pjesë pas pjese.

Kjo ndodhi përmes gjobave tatimore, shpërndarjes selektive dhe të njëanshme të reklamave shtetërore në favor të miqve politikë; përmes licencave, kredive nga bankat publike dhe shitjeve të detyruara te biznesmenë besnikë të “pallatit”.

Në kohën kur njerëzit filluan ta shqiptonin hapur fjalën “censurë”, pothuajse 90 për qind e mediave tashmë u përkisnin njerëzve që nuk do të kishin kurrë nevojë të censuroheshin.

Halk TV dhe Sozcu TV ishin ato që kishin mbetur. Tani pothuajse nuk ka mbetur asgjë.

I njëjti model shfaqet edhe jashtë redaksive. Kur partia kryesore opozitare bëhet tepër popullore, kongresi i saj anulohet dhe lideri i saj zëvendësohet. Kur shfaqet një kandidat që mund ta fitojë realisht presidencën, ai dërgohet në burg. Ekrem Imamoglu, kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Stambollit, ndodhet ende atje.

Kjo nuk është “erozion demokratik”. Turqia po shkon hapur drejt diktaturës dhe po largohet nga llogaridhënia demokratike. Sa më shumë që qeveria i frikësohet kutisë së votimit, aq më fort ia merr frymën pluralizmit, të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes.

Rrjetet sociale janë objektivi i radhës

cumhuriyet lefteris pitarakis ap 2048x1024 1 e1772465653299 1536x916 (1)
Gazetarë turq në një protestë në Stamboll, në vitin 2017. Foto: Sindikata e Gazetarëve të Turqisë (TGS).

Televizioni u godit i pari, sepse arrin te numri më i madh i njerëzve. Objektivat e radhës janë kanalet në YouTube, transmetuesit e pavarur online dhe rrjetet sociale, të cilat janë kthyer në një strehë për gazetarët e papunë dhe ata të detyruar të largohen nga vendi.

Mjetet për këtë janë tashmë në vend. Që prej vitit 2019, autoriteti rregullator i transmetimeve, RTUK, ka pasur kompetencën të kërkojë licenca për transmetimet online. Ata që refuzojnë mund të bllokohen.

Ligji për Dezinformimin i vitit 2022, për të cilin partia në pushtet premtoi se nuk do të përdorej kurrë kundër mediave të lajmeve, është përdorur kundër gazetarëve që prej miratimit të tij. Në momente krizash politike janë vendosur ndalime të aksesit dhe është kufizuar shpejtësia e internetit. Platformat globale, gjithmonë të gatshme të bëjnë kompromis në vend që të humbasin tregun turk, kanë bërë pjesën tjetër.

Parashikimi im është një peizazh mediatik i ndarë në tri pjesë: një makineri besnike mediatike që arrin në çdo shtëpi dhe thotë vetëm atë që dëshiron qeveria; një media kritike, dinamike, por e brishtë, në YouTube dhe në mërgim, që mbijeton falë donacioneve të shikuesve dhe reklamave në platforma, por që arrin kryesisht tek ata që tashmë nuk pajtohen me qeverinë; dhe, mes këtyre dy blloqeve, miliona votues që do të dëgjojnë vetëm njërën anë të historisë.

Pikërisht kjo pjesë e ndërmjetme është objektivi i vërtetë. Mbyllja e Halk TV dhe Sozcu TV nuk kishte të bënte vetëm me heshtjen e gazetarëve. Qëllimi ishte të sigurohej që votuesit e pavendosur të mos e dëgjonin kurrë palën tjetër.

Koha nuk është aspak e rastësishme. Qeveria dëshiron ta çojë vendin me nxitim dhe me një agresivitet të madh drejt zgjedhjeve të ardhshme, duke mbytur zërat e opozitës dhe pa media të lira.

Kur të vijë ajo ditë, do të ketë dy mundësi. Ose të pranojë një ndryshim demokratik të pushtetit, ose të hyjë në histori si qeveria që i dha fund zgjedhjeve të lira në Turqi.

Njerëzit jashtë Turqisë shpesh pyesin pse turqit nuk po mbushin rrugët. Përgjigjja nuk është indiferenca. Kur Imamoglu u arrestua në vitin 2025, qindra mijëra njerëz dolën në protesta. Gati 2,000 persona u ndaluan, studentët universitarë u nxorën para gjyqit dhe gazetarët që mbulonin protestat u arrestuan. Njerëzit e mësuan se çfarë çmimi duhej të paguanin.

Frika është vetëm një pjesë e shpjegimit. Familjet janë të rraskapitura nga vitet e inflacionit të lartë dhe shumë prej tyre thjesht përpiqen t’ia dalin deri në fund të muajit. Opozita, partia e së cilës i është dorëzuar një administratori shtetëror, po lufton për mbijetesë në vend që të udhëheqë një lëvizje.

Çdo marrje e re nën kontroll bëhet lajm për një ditë, përpara se të kthehet në normalitetin e ri. Kështu funksionon kapja e mediave nga pushteti: jo përmes një goditjeje të vetme të madhe, por përmes një sërë goditjesh më të vogla, ku asnjëra prej tyre nuk është aq e madhe sa të shkaktojë e vetme një revoltë.

Ankaraja nuk i trembet Brukselit

Tani jetoj në Firence dhe punoj në një projekt të Bashkimit Evropian. Kjo nuk më mbron. E di se shkrimi i këtij artikulli mund të bëjë që të ndalohem herën tjetër që do të kthehem në atdhe për të vizituar familjen time.

Ankaraja nuk do të impresionohet nga fakti që punoj në një projekt të BE-së, sepse asaj nuk i bën përshtypje Bashkimi Evropian. Pse duhet t’i bëjë? Turqia është vend kandidat për anëtarësim që prej vitit 1999. Për 20 vjet, ndërsa hidhej çdo hap drejt kësaj situate, Brukseli shprehte “shqetësimin” e tij. Më pas, kur marrëveshjet për migracionin, tregtinë dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë u bënë më të rëndësishme, pushoi së shprehuri edhe këtë shqetësim.

Qeveria ka mësuar se mbyllja e një kanali televiziv i kushton, më së shumti, një komunikatë për shtyp.

Evropa mund ta rrisë këtë kosto. Ajo mund të ndalojë së trajtuari lirinë e medias si një çështje dytësore në marrëdhëniet e saj me Ankaranë dhe ta bëjë atë një kusht. Udhëheqësit evropianë mund të thonë hapur dhe publikisht se çfarë po ndodh: një vend kandidat për anëtarësim në BE po shkatërron shtypin e lirë para syve të të gjithëve.

Erdogan tha se, nëse do të ishte diktator, askush nuk do të guxonte të fliste kundër tij. Kanalet që e bënë këtë tani janë jashtë transmetimit dhe drejtuesit e tyre janë ndaluar. Tani do të shohim nëse unë mund të vazhdoj të flas hapur.

Mustafa Kuleli është gazetar turk dhe aktivist për lirinë e shtypit. Për shumë vite ka punuar si reporter, redaktor dhe prezantues për media turke, si dhe ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm i Sindikatës së Gazetarëve të Turqisë (TGS) dhe Zëvendëspresident i Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ). Me bazë në Firence, ai tashmë organizon Voices – Festivalin Evropian të Gazetarisë dhe Lirisë së Medias.

Opinionet e shprehura janë vetëm ato të autorit dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë qëndrimet e BIRN.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.