☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.01 ▼0.12%
ARI 4,139 ▲1.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,391 ▲ +2.53% ETH $2,416 ▲ +4.19% XRP $1.3213 ▲ +3.33% SOL $96.6800 ▲ +3.87%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.01 ▼0.12 % ARI 4,139 ▲1.61 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.01 ▼0.12 % ARI 4,139 ▲1.61 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Met Office: Ky El Nino mund të jetë më intensivi në më shumë se një shekull

LONDËR, 21 gusht /ATSH-AFP/ – Fenomeni klimatik El Nino pritet të jetë më intensivi i vërejtur ndonjëherë në më shumë se një shekull, paralajmëroi një ekspert i lartë nga Zyra Meteorologjike e Mbretërisë së Bashkuar (Met Office), duke konfirmuar parashikimet nga shumica e ekspertëve.

El Nino është një fenomen natyror i përkohshëm, i amplifikuar nga ngrohja globale e shkaktuar nga njeriu, që ndodh çdo dy deri në shtatë vjet.

Ai rezulton në mot më të ngrohtë dhe më të thatë në disa zona dhe mot më të freskët dhe më të lagësht në të tjera, duke çuar në ngjarje ekstreme të motit.

“Nuk kam parë kurrë një fenomen të tillë në parashikimet tona… presim ngjarjen më intensive të El Ninos në më shumë se një shekull, me një kulm që tejkalon tre gradë Celsius (në temperaturën e sipërfaqes së detit në një zonë referimi të Paqësorit), gjë që është e pashembullt në të dhënat moderne të klimës”, tha për BBC-në Adam Scaife, kreu i parashikimit afatgjatë në Zyrën Meteorologjike të Mbretërisë së Bashkuar.

Ai theksoi se pasojat do të jenë veçanërisht të rënda rreth tropikëve, me thatësira drastike në Amerikën e Jugut dhe Paqësorin perëndimor, por se ndërprerjet do të ndihen deri në Mbretërinë e Bashkuar.

”Ne tashmë po shohim shenja të rritjes së reshjeve dhe stuhive këtu në Mbretërinë e Bashkuar, rreth nëntorit, si dhe në të gjithë Evropën veriperëndimore”, shtoi eksperti.

Sipas parashikimeve nga Zyra Meteorologjike dhe ekspertë të tjerë, madhësia e fenomenit El Nino mund ta bëjë vitin 2027 vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë, me ndikimin e tij që ndihet kryesisht në vitin pas ndodhjes së tij./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.