FOKUS – Mikrobiota e zorrëve parashikon sëmundjet kronike deri në dekada para se ato të shfaqen
MILANO, 29 gusht /ATSH-ANSA/ – Një mekanizëm inflamator i lidhur me mikrobiotën e zorrëve mund të jetë në gjendje të parashikojë fillimin e sëmundjeve të tilla si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri, përgjegjëse për afërsisht 43 milionë vdekje në të gjithë botën çdo vit, vite ose dekada para se ato të shfaqen.
Ky është zbulimi i një studimi të kryer nga studiuesit në poliklinikën “Gemelli” në Romë dhe të botuar në revistën “Nature Reviews Gastroenterology & Hepatology”.
Mekanizmi quhet metainflamacion: një gjendje kronike, inflamatore e heshtur, e padukshme ndaj testeve standarde, e cila gërryen progresivisht metabolizmin, sistemin imunitar dhe sistemin nervor.
“Bioshnkriptet e metainflamacionit mund të jenë të dallueshme vite, ose edhe dekada, para se sëmundja të manifestohet klinikisht”, shpjegon Antonio Gasbarrini, drejtor shkencor i “Fondazione Policlinico Universitario Gemelli” dhe profesor i Mjekësisë së Brendshme në “Università Cattolica del Sacro Cuore”.
“Kjo hap perspektiva konkrete për mjekësi vërtet parashikuese, parandaluese dhe të personalizuar. Ne nuk presim për sëmundjen: ne e kapim atë para se të vijë”, theksoi ai.
Studiuesit identifikojnë ushqimet ultra të përpunuara dhe aditivët e tyre industrialë si fajtorin kryesor në shkatërrimin e heshtur të ekosistemit biologjik të njeriut.
“Ndikimi i tyre në mikrobiotë dhe barrierën intestinale nuk është një efekt anësor i papërfillshëm, por një mekanizëm parësor patogjenik”, thekson Gianluca Ianiro, studiues në gastroenterologji në “Università Cattolica del Sacro Cuore”./



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.