⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,680 ▼0.05%
DOW 51,359 ▼0.24%
NASDAQ 26,830 ▲0.03%
NAFTA 89.24 ▼3.63%
ARI 4,197 ▲0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $83,620 ▼ -0.24% ETH $2,694 ▲ +0.22% XRP $1.4998 ▼ -0.44% SOL $119.0700 ▼ -0.35%
S&P 500 7,680 ▼0.05 % DOW 51,359 ▼0.24 % NASDAQ 26,830 ▲0.03 % NAFTA 89.24 ▼3.63 % ARI 4,197 ▲0.68 % S&P 500 7,680 ▼0.05 % DOW 51,359 ▼0.24 % NASDAQ 26,830 ▲0.03 % NAFTA 89.24 ▼3.63 % ARI 4,197 ▲0.68 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Bota

FOKUS – NATO dënon kërcënimet e Rusisë: “Retorika bërthamore është e papërgjegjshme”

BRUKSEL/BERLIN, 29 shtator /ATSH/ – NATO ka kundërshtuar me vendosmëri paralajmërimin e Rusisë për një përshkallëzim të rëndë ushtarak lidhur me enklavën ruse të Kaliningradit.

“NATO është një aleancë mbrojtëse dhe asnjë nga aktivitetet apo stërvitjet tona nuk përbën rrezik për asnjë pjesë të Rusisë”, deklaroi të martën zëdhënësja e NATO-s, Allison Hart, në përgjigje të një letre të qeverisë ruse.

Në letrën, të siguruar nga agjencia gjermane dpa, Moska akuzon NATO-n për një “përshkallëzim të paprecedentë” të situatës ushtarako-politike rreth Kaliningradit, të shoqëruar, sipas saj, nga deklarata “shumë provokuese” të zyrtarëve të vendeve anëtare të Aleancës.

Rusia paralajmëroi se një përpjekje e vendeve të NATO-s për të izoluar Kaliningradin nga pjesa tjetër e territorit rus mund të çojë në një konflikt të drejtpërdrejtë të armatosur.

Në dokument, Moska deklaron gjithashtu se është e gatshme të përdorë “të gjithë arsenalin” e forcave dhe kapaciteteve në dispozicion, përfshirë armët bërthamore, nëse e konsideron territorin e saj të kërcënuar.

Rusia u ka bërë thirrje vendeve të NATO-s të shmangin veprimet që, sipas saj, mund të destabilizojnë më tej situatën dhe të çojnë në një përballje të gjerë.

Në përgjigje, Hart dënoi “kërcënimin për përdorimin e forcës”, duke përfshirë atë që e cilësoi si retorikë bërthamore të papërgjegjshme.

Ajo i bëri thirrje Rusisë t’i japë fund luftës në Ukrainë dhe tha se NATO nuk do të tërhiqet nga mbështetja për Ukrainën.

“Ne kemi atë që nevojitet për të mbrojtur çdo centimetër të territorit aleat dhe mbetemi të fortë, të gatshëm dhe të aftë për t’iu kundërpërgjigjur çdo kërcënimi”, deklaroi zëdhënësja e NATO-s.

Tensionet rreth Kaliningradit vijnë në një periudhë të rritjes së shqetësimeve për sigurinë në krahun lindor të NATO-s dhe për aktivitetet hibride që aleanca ia atribuon Rusisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.