Miqësore, Elbasani fiton derbin përballë Sopotit
Skuadrat e Abissnet Superiores dhe ato të Kategorisë së Parë vazhdojnë stërvitjen, ndonëse kampionatet janë ndalur për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.
Ditën e sotme Elbasani dhe Sopoti kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në qytetin e Librazhdit, që është fituar me rezultatin 1-0 nga verdheblutë.
Një gol i Donart ka vendosur fatin e derbit. Teknikët e të dyja skuadrave shfrytëzuan këtë ndeshje miqësore për t’i dhënë minuta të gjithë kontingjentit të ekipeve, duke vlerësuar lojtarët në dispozicion.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.