☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,503 ▼0.63%
DOW 52,177 ▼0.41%
NASDAQ 24,973 ▼1.11%
NAFTA 85.94 ▼1.05%
ARI 4,037 ▼1.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,408 ▼ -1.71% ETH $2,042 ▼ -3.86% XRP $1.0728 ▼ -1.9% SOL $82.8700 ▼ -4.26%
S&P 500 7,503 ▼0.63 % DOW 52,177 ▼0.41 % NASDAQ 24,973 ▼1.11 % NAFTA 85.94 ▼1.05 % ARI 4,037 ▼1.88 % S&P 500 7,503 ▼0.63 % DOW 52,177 ▼0.41 % NASDAQ 24,973 ▼1.11 % NAFTA 85.94 ▼1.05 % ARI 4,037 ▼1.88 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Përshkallëzohet lufta tregtare SHBA-Kanada, bizneset kërkojnë negociata të reja

UASHINGTON, 23 gusht /ATSH-DPA/ – Organizatat e biznesit në SHBA dhe Kanada u kanë bërë thirrje qeverive të dy vendeve të rikthehen në tryezën e negociatave, ndërsa konflikti tregtar mes dy fqinjëve po përshkallëzohet pas dështimit të bisedimeve për të shmangur tarifat e reja.

Joshua Bolten, kryetar i grupit amerikan “Business Roundtable”, paralajmëroi se tarifat e reja dhe kundërpërgjigjja e Kanadasë rrezikojnë të rrisin kostot për bizneset dhe familjet amerikane, të ndërpresin zinxhirët jetikë të furnizimit dhe të dëmtojnë marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.

Thirrja e tij vjen pasi negociatorët nuk arritën marrëveshje të premten, përpara skadimit të afatit të vendosur nga Shtëpia e Bardhë.

Si pasojë, hynë në fuqi tarifa të reja prej 50% për mallrat kanadeze.

Kanadaja ka deklaruar se do të përgjigjet me tarifa reciproke “dollar për dollar”.

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se masat hakmarrëse do të zbatohen duke nisur nga 8 shtatori.

I pyetur për situatën, Carney përdori një gjuhë të ashpër. “Kur sulmohesh, je në luftë. Ne u sulmuam”, u shpreh ai.

Thirrjes për rikthim në negociata iu bashkua edhe Dennis Darby, drejtues i “Canadian Industry Association”.

Ai tha se dëshira e biznesit është që palët të rikthehen shpejt në tryezën e bisedimeve, por nuk pret që kjo të ndodhë së shpejti.

Sipas Darby, problemi më i madh është se një përplasje e zgjatur do të dëmtonte besimin e kompanive për të marrë vendime investimi.

Darby paralajmëroi gjithashtu se pasiguria mund të shndërrohet në një situatë edhe më të paqëndrueshme.

Ndërkohë, përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Jamieson Greer, tha se nuk janë planifikuar bisedime të reja dhe se Uashingtoni po shqyrton përgjigjen e tij.

Kritika erdhën edhe nga Kathy Hochul, guvernatorja e shtetit amerikan të Nju Jorkut, i cili kufizohet me Kanadanë.

Ajo e cilësoi konfliktin tarifor si të panevojshëm dhe paralajmëroi se ai mund të çojë në rritje të çmimeve për konsumatorët amerikanë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.