☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,859 ▼ -0.36% ETH $2,682 ▼ -0.28% XRP $1.4892 ▼ -0.76% SOL $119.6700 ▼ -0.18%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Polonia harton projektligj të ri për gatishmërinë mbrojtëse të shtetit

– Ministria polake e Mbrojtjes po përgatit një projektligj për gatishmërinë e plotë të shtetit në rast lufte, me synimin për të përmirësuar organizimin e mbrojtjes dhe për të lehtësuar lëvizjen e trupave polake dhe aleate, sipas PAP (Agjencia Polake e Shtypit).

Projektligji është ende në fazën e konsultimeve të brendshme në Ministrinë e Mbrojtjes dhe nuk dihet ende se kur do t’i paraqitet parlamentit.

Zëvendësministri polak i Mbrojtjes, Cezary Tomczyk, tha dje se ministria po punon për këtë legjislacion prej disa javësh.

Ministri polak i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministri, Władysław Kosiniak-Kamysz tha se projektligji, i quajtur “ligji para luftës”, është hartuar duke marrë në konsideratë mësimet e nxjerra nga lufta në Ukrainë.

Ai tha se përvoja e Ukrainës është analizuar për të identifikuar ndryshime, që mund të përshtaten me sistemin polak.

Sipas të dhënave të publikuara nga e përditshmja polake “Rzeczpospolita” dhe të konfirmuara nga zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes, projektligji parashikon mundësinë e lëvizjes më të hershme të trupave, përfshirë trupat aleate, si dhe planin polak të reagimit mbrojtës me sistemin e reagimit të NATO-s. Parashikohen gjithashtu masa për përgatitjen e infrastrukturës së nevojshme.

Projektligji synon gjithashtu të përcaktojë më qartë, funksionimin e strukturave shtetërore të përfshira në gatishmërinë dhe komandën e mbrojtjes, si dhe rregullat për personelin civil që punon në qendrat e komandës.

Ai parashikon ndryshime edhe në fushën e planifikimit operacional, trajnimeve dhe stërvitjeve të mbrojtjes.

Në të njëjtën kohë, Tomczyk konfirmoi se më 1 tetor hynë në fuqi procedura të reja ushtarake për identifikimin dhe rrëzimin e avionëve dhe raketave të huaja që shkelin hapësirën ajrore polake.

Sipas tij, në kushte të caktuara, vendimi për përdorimin e forcës, mund të bazohet në një kombinim të të dhënave, përfshirë informacionin nga radarët, hyrjen në një zonë të kufizuar dhe informacionin e marrë nga aleatët ukrainas për natyrën e objektit.

Ministri Kosiniak-Kamysz tha se masat synojnë të krijojnë rregulla të qarta për veprimin në situata që kërkojnë reagim të shpejtë. Ai përmendi si shembuj të kërcënimeve të sigurisë shkeljet e hapësirës ajrore nga raketa të huaja, fluturimet e dronëve pranë kufirit, aktet e sabotimit, ndërhyrjet në sinjalet GPS dhe dëmtimet e kabllove nënujore në Detin Baltik. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.