Sulme izraelite në qytetin e Gazës: disa të plagosur, një në gjendje kritike
Sipas agjencisë palestineze Wafa, sulmi me dron goditi pranë shkollës Abd al-Rahman, në veri të qytetit të Gazës.
Të paktën tre palestinezë, përfshirë një grua, u plagosën në një sulm izraelit në qytetin e Gazës, njëri prej tyre në gjendje kritike, siç njofton Al Jazeera në liveblog-un e saj.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa, e cila citon burime mjekësore, avionët izraelitë bombarduan qytetin e Gazës, ndërsa një sulm me dron goditi një grup njerëzish pranë shkollës Abd al-Rahman, afër kryqëzimit al-Saroukh në veri të qytetit.
Të plagosurit, disa në gjendje të rëndë, u dërguan në spital pas sulmit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.