⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,872 ▼ -0.08% ETH $2,241 ▲ +0.01% XRP $1.1610 ▼ -2.15% SOL $89.7600 ▼ -0.41%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Polonia synon pritjen e 15 mijë trupave amerikane

VARSHAVË, 21 shtator /ATSH-AFP/ – Polonia synon të rrisë praninë e trupave amerikane në territorin e saj me rreth 15 mijë ushtarë, deklaroi zëvendësministri polak i Mbrojtjes, Stanislaw Wziatek, në një intervistë për RMF FM.

“Po flasim për një objektiv prej 15 mijë ushtarësh”, tha Wziatek, duke sqaruar se kontingjenti do të përfshinte rreth 10 mijë trupa në rotacion dhe 3 500 deri në 5 000 ushtarë të stacionuar në mënyrë të përhershme.

Aktualisht, në Poloni ndodhen rreth 6 500 deri në 7 000 ushtarë amerikanë në rotacion, sipas zëvendësministrit.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi javën e kaluar se kishte “përparime të mëdha” drejt krijimit të një baze të përhershme ushtarake amerikane në Poloni, ndërsa administrata amerikane po rishikon praninë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Evropë.

Sipas Wziatek, rritja e pranisë amerikane do të realizohet gradualisht deri në vitin 2039.

Polonia, anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, ndodhet në krahun lindor të Aleancës dhe ka rritur ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Kryeministri polak Donald Tusk ka paralajmëruar së fundmi për kërcënime “hibride” nga Rusia, përfshirë incidente me dronë dhe raketa, ndërsa Varshava e ka akuzuar Moskën në disa raste për akte sabotimi që prej vitit 2022.

Polonia është ndër vendet e NATO-s që shpenzojnë pjesën më të madhe të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, me rreth 5% të PBB-së./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.