⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,572 ▲0.41%
DOW 51,803 ▼0.35%
NASDAQ 25,380 ▲0.86%
NAFTA 96.17 ▼0.3%
ARI 3,934 ▼0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,612 ▲ +1.12% ETH $2,290 ▲ +2.26% XRP $1.2777 ▲ +2.74% SOL $93.2600 ▲ +2.45%
S&P 500 7,572 ▲0.41 % DOW 51,803 ▼0.35 % NASDAQ 25,380 ▲0.86 % NAFTA 96.17 ▼0.3 % ARI 3,934 ▼0.9 % S&P 500 7,572 ▲0.41 % DOW 51,803 ▼0.35 % NASDAQ 25,380 ▲0.86 % NAFTA 96.17 ▼0.3 % ARI 3,934 ▼0.9 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Rusia në zgjedhje parlamentare nën hijen e luftës në Ukrainë

MOSKË, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Rusia zhvillon nga sot deri të dielën zgjedhjet parlamentare, në një proces që pritet t’i japë fitoren partisë në pushtet ”Rusia e Bashkuar”.

Zgjedhjet zhvillohen në një klimë të fortë politike, ndërsa lufta kundër Ukrainës ka hyrë në vitin e pestë.

Procesi zgjedhor është kritikuar nga kundërshtarët e Kremlinit, të cilët e konsiderojnë atë të padrejtë dhe të kontrolluar.

Zgjedhjet shihen gjerësisht edhe si një lloj matjeje e mbështetjes për vazhdimin e luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë.

Presidenti rus Vladimir Putin e ka përshkruar votimin si një kontribut kolektiv për fitoren e Rusisë në luftë.

Partia ”Rusia e Bashkuar”, e cila ka dominuar politikën ruse për më shumë se dy dekada, synon të ruajë një shumicë prej të paktën dy të tretash në Dumë.

Kjo ndodh në një periudhë të vështirë për ekonominë ruse, të shoqëruar me pasojat e luftës, lodhje nga konflikti dhe pakënaqësi publike.

Mes kandidatëve të Rusisë së Bashkuar janë edhe dhjetëra veteranë të luftës në Ukrainë.

Forcat kryesore opozitare nuk janë lejuar të marrin pjesë në zgjedhje.

Pas përjashtimit nga gara të partisë ”Yabloko”, në fletën e votimit pritet të jenë gjithsej 10 parti, të cilat sipas raportimeve mbështesin Kremlinin dhe qëndrimin e tij ndaj luftës.

Më shumë se 110 milionë qytetarë rusë kanë të drejtë vote për 450 anëtarët e Dumë.

Përveç zgjedhjeve parlamentare, zhvillohen edhe zgjedhje për parlamentet rajonale dhe rreth 2 200 procese zgjedhore në nivele të ndryshme të qeverisjes.

Një element veçanërisht i diskutueshëm është zhvillimi i zgjedhjeve edhe në territoret ukrainase të kontrolluara nga Rusia në Luhansk, Donetsk, Zaporizha dhe Kherson.

Ukraina e kundërshton këtë praktikë.

Edhe Krimeja, të cilën Rusia e aneksoi në vitin 2014, merr pjesë në proces për herë të dytë.

Zgjedhjet zhvillohen në një situatë ku rezultati politik pritet të dominohet nga partia në pushtet, ndërsa hapësira për opozitën është kufizuar ndjeshëm.

Procesi dhe legjitimiteti i tij pritet të jenë objekt vëmendjeje brenda dhe jashtë Rusisë. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.