🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,482 ▲ +0.11% ETH $2,246 ▲ +1.02% XRP $1.2482 ▲ +0.09% SOL $95.6200 ▼ -0.82%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – SHBA-ja përgatit sanksione të reja ndaj Rusisë pas marrëveshjes mes senatorëve dhe Trump

– Katër senatorë amerikanë njoftuan sot se kanë arritur një marrëveshje me administratën e presidentit Donald Trump, për të çuar përpara një version të përditësuar të projektligjit, që parashikon sanksione të reja ndaj Rusisë, raportoi “Reuters”.

“Ndihemi krenarë të njoftojmë se kemi arritur një marrëveshje me administratën Trump për të avancuar projektligjin e përditësuar mbi sanksionet ndaj Rusisë. Jemi shumë të kënaqur me këtë përparim të rëndësishëm dhe presim ta prezantojmë legjislacionin shumë shpejt”, thanë senatorët Richard Blumenthal, Lindsey Graham, Jeanne Shaheen dhe Roger Wicker në një deklaratë të përbashkët.

Sipas tyre, ndërsa Rusia po intensifikon sulmet vdekjeprurëse ndaj civilëve në Ukrainë, është thelbësore që Kongresi dhe administrata amerikane të bashkëpunojnë, për të krijuar mekanizma që t’u kushtojnë shtrenjtë vendeve, që vazhdojnë të blejnë naftë dhe gaz natyror rus, duke financuar kështu makinerinë ushtarake të presidentit rus Vladimir Putin.

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar ende mbi këtë marrëveshje.

Projektligji, për të cilin senatori Lindsey Graham ka punuar prej muajsh së bashku me ligjvënës republikanë dhe demokratë, parashikon vendosjen e sanksioneve ndaj vendeve, që vazhdojnë të bëjnë biznes me Rusinë, përfshirë blerësit e eksporteve të saj të energjisë.

Masa synon të rrisë presionin ndaj Moskës për shkak të dështimit për të arritur një marrëveshje paqeje me Ukrainën, pas pushtimit rus të vitit 2022.

Më herët këtë javë, Trump u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Ankara.

Takimi shënoi një ndryshim të dukshëm në tonin e presidentit amerikan ndaj liderit ukrainas, të cilin më parë e kishte kritikuar ashpër, madje duke e cilësuar si “mosmirënjohës”.

Të mërkurën, Trump deklaroi se ai dhe Zelensky kanë krijuar një “marrëdhënie shumë të mirë” dhe se si Moska ashtu edhe Kievi duan t’i japin fund luftës, që nisi me pushtimin rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.