☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 98.47 ▼0.07%
ARI 4,154 ▼0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,800 ▼ -1.32% ETH $2,397 ▼ -1.42% XRP $1.3015 ▼ -1.03% SOL $104.6800 ▼ -1.08%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.47 ▼0.07 % ARI 4,154 ▼0.16 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.47 ▼0.07 % ARI 4,154 ▼0.16 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – SHBA ndalon përdorimin e DeepSeek në institucionet qeveritare

UASHINGTON, 20 tetor /ATSH-AFP/ – Qeveria amerikane ka ndaluar zyrtarisht sot institucionet e saj të blejnë dhe të përdorin modelet e inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë kineze “DeepSeek”.

Vendimi vjen mes akuzave nga konkurrentët amerikanë dhe administrata e presidentit Donald Trump se kompania kineze ka përvetësuar teknologji të zhvilluar nga rivalët e saj.

Njoftimi u publikua nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së (DHS), i cili ka autoritet mbi institucionet civile të qeverisë, por jo mbi ushtrinë dhe shërbimet e inteligjencës.

Që në janar të vitit 2025, Marina Amerikane kishte ndaluar përdorimin e “DeepSeek” brenda strukturave të saj.

Autoritetet amerikane nuk dhanë një shpjegim të hollësishëm për vendimin e fundit.

Më herët, janë ngritur shqetësime për rreziqet e mundshme të sigurisë kibernetike që mund të lidhen me modelet kineze të inteligjencës artificiale, megjithëse deri më tani nuk është raportuar ndonjë incident i tillë.

Shumë prej modeleve më të avancuara kineze janë me burimm të hapur, çka u mundëson përdoruesve t’i shkarkojnë dhe modifikojnë, duke kufizuar kontrollin e kompanive që i zhvillojnë.

Kompanitë amerikane “OpenAI” dhe “Anthropic” e kanë akuzuar disa herë “DeepSeek’ -un se përvetëson aftësitë e modeleve të tyre përmes një teknike të njohur si distilim.

Kjo metodë përfshin dërgimin e një numri të madh kërkesash te një model ekzistues dhe analizimin e përgjigjeve të tij, me qëllim imitimin e aftësive të tij dhe zhvillimin e një sistemi të ngjashëm.

Në fillim të shtatorit, qeveria amerikane publikoi një dokument të përbashkët të Agjencisë për Sigurinë Kibernetike dhe Infrastrukturën (CISA), Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) dhe Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), ku përshkruheshin hollësisht metodat që përdorin aktorë të mëdhenj kinezë të inteligjencës artificiale për të përfituar nga modelet më të avancuara amerikane.

Presidenti Donald Trump e konsideron zhvillimin e inteligjencës artificiale një garë strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Deri tani, administrata e tij ishte përqendruar kryesisht në lehtësimin e kufizimeve rregullatore për kompanitë amerikane të teknologjisë dhe nxitjen e investimeve në këtë sektor, pa ndërmarrë një fushatë të përgjithshme për ndalimin e modeleve kineze në SHBA. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.