☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 99.48 ▲0.95%
ARI 4,140 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,460 ▼ -1.51% ETH $2,387 ▼ -1.77% XRP $1.2963 ▼ -1.2% SOL $104.1800 ▼ -1.42%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.48 ▲0.95 % ARI 4,140 ▼0.48 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 99.48 ▲0.95 % ARI 4,140 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Politika

Kumbaro: Orët e humbura do të rikuperohen, psikologë në mbështetje të nxënësve dhe prindërve

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro zhvilluan mëngjesin e së martës një takim me 25 drejtorë dhe drejtoresha të gjimnazeve të Tiranës në ambientet e Ministrisë së Arsimit, ku diskutuan mbi mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe situatën në shkollat e kryeqytetit pas tensioneve të ditëve të fundit.

Në fjalën e saj, ministrja Kumbaro shprehu mirënjohje për drejtuesit e shkollave, duke i cilësuar ata si garancia kryesore e besimit të prindërve ndaj institucioneve arsimore

“Për shkak të kushteve dhe hapësirave të reduktuara kemi këtu një grup të vogël drejtuesish të shkollave të mesme të Tiranës. Janë 25 drejtorë dhe drejtoresha të 25 gjimnazeve të kryeqytetit. Ju shpreh mirënjohjen secilit prej jush, sepse keni qenë garancia kryesore e besimit të prindërve”, tha ajo.

Sipas ministres, pjesëmarrja e nxënësve në mësim gjatë ditës së djeshme ishte dukshëm më e lartë krahasuar me të premten, kur shumë prindër kishin hezituar t’i dërgonin fëmijët në shkollë për shkak të situatës së krijuar.

“Dje kemi pasur një pjesëmarrje shumë më të lartë në të gjitha gjimnazet e kryeqytetit. Ditën e premte niveli i mungesave ishte më i lartë për shkak të frikës dhe panikut të prindërve për t’i sjellë fëmijët në shkollë. Secili nga drejtorët, bashkë me mësuesit, psikologët dhe oficerët e sigurisë, kanë qenë në gatishmëri të vazhdueshme”, u shpreh Kumbaro.

Ministrja theksoi se Ministria e Arsimit ka ndërmarrë masa për mbështetjen psikologjike të nxënësve dhe familjeve të tyre, duke ngritur një ekip të posaçëm psikologësh.

“Është shumë e rëndësishme mbështetja psikologjike për situatat me të cilat përballen nxënësit. Çdo orë që ia merr dhuna është një orë e vjedhur nga jeta e fëmijëve. Programi dhe orët mësimore do të plotësohen. Kemi bërë përgatitje të stafeve dhe kemi ngritur një ekip psikologësh të dedikuar, të cilët do të jenë në dispozicion të fëmijëve dhe prindërve. Çdo moment i tillë përbën traumë”, deklaroi ajo.

Kumbaro siguroi se procesi mësimor ka vijuar normalisht në të gjitha shkollat e vendit dhe se problematikat nuk janë konstatuar brenda ambienteve shkollore.

“Nuk ndodh asgjë në shkolla. Në të gjitha shkollat ka vijuar procesi mësimor. Janë grupe jashtë kangjellave që tentojnë të turbullojnë situatën, por puna në institucionet arsimore po vazhdon normalisht”, tha ministrja e Arsimit.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.