☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,726 ▼1.02%
DOW 51,504 ▼0.32%
NASDAQ 26,787 ▼1.53%
NAFTA 95.44 ▲1.38%
ARI 4,101 ▼1.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,892 ▼ -1.89% ETH $2,442 ▼ -2.99% XRP $1.3348 ▼ -2.73% SOL $104.5500 ▼ -2.83%
S&P 500 7,726 ▼1.02 % DOW 51,504 ▼0.32 % NASDAQ 26,787 ▼1.53 % NAFTA 95.44 ▲1.38 % ARI 4,101 ▼1.83 % S&P 500 7,726 ▼1.02 % DOW 51,504 ▼0.32 % NASDAQ 26,787 ▼1.53 % NAFTA 95.44 ▲1.38 % ARI 4,101 ▼1.83 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Skandal në ushtrinë gjermane, hetime për trafik droge dhe abuzime seksuale

LAJPCIG, 14 tetor /ATSH-DPA/- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius ka premtuar se do të hetojë akuzat për sjellje të papërshtatshme nga ushtarë të një reparti ushtarak të shërbimit mjekësor.

“Deri tani, këto janë akuza. Nëse vërtetohen, do të ishte e tmerrshme”, deklaroi ai, gjatë një vizite sot në ishullin grek të Kretës, ku po zhvillohej një stërvitje ushtarake.

“Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të vënë para drejtësisë çdo person përgjegjës dhe për të siguruar që ata të marrin dënimin që meritojnë. Njëkohësisht, do të marrim masa për të mbrojtur më mirë personat e prekur”, tha Pistorius.

Ministria gjermane e Mbrojtjes ka konfirmuar se kanë nisur hetimet për dyshime për shkelje në Repartin e Parë Mjekësor Ushtarak, në qytetin Vajsenfels, në lindje të Gjermanisë.

Grupi mediatik RND raportoi, duke iu referuar drejtuesit të Shërbimit Qendror Mjekësor të ushtrisë gjermane, se akuzat përfshijnë trafikimin e drogës, kërcënime dhe abuzime seksuale nga eprorët ndaj personave në varësi të tyre.

Gjithsej, janë nën hetim 10 persona.

Pistorius tha se, nëse akuzat vërtetohen, ndaj personave përgjegjës duhet të zbatohen të gjitha masat e parashikuara për ndëshkimin e shkeljeve disiplinore.

Këto masa duhet të zbatohen edhe ndaj personave që kanë mbuluar shkeljet, nuk i kanë raportuar ato ose nuk kanë kryer hetimet e nevojshme. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.